E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, gjendet i vdekur në banesë një 53 vjeçar

Ferat Zenuni 53 vjeç, nga fshati Rehovë i qytetit te Korçës është gjendur i vdekur në banesën e tij. Policia ka nis hetimet në dy pista, ku e para mendohet të ketë qenë një vdekje aksidentale ose një vrasje e qëllimshme. 

KORÇE- Gjendet në shtëpi i vdekur një 53 vjeçar, nga Korça. Ferat Zenuni banor i fshatit Rehovë të Korçës është gjetur i vdekur, madje dhe i përgjakur në fytyrë në banesën e tij, ndërsa policia përveç vdekjes aksidentale dyshon dhe për një krim të mundshëm. Kufoma është gjetur rreth orës 14.45 të së shtunës në shtëpinë e tij në fshatin Rehovë, nga një i afër i tij. Sipas hetimeve të para të policisë lokale mësohet se 53 vjeçari Ferat Zenuni jetonte i vetëm pas divorcit të kryer pak kohë më parë me bashkëshorten dhe fëmijët që jetonin në një tjetër shtëpi në po këtë fshat. Ai është gjetur në korridorin e shtëpisë i përgjakur në fytyrë, si dhe me njolla gjaku të tjera në të. Dyshimi kryesor i policisë është për një vdekje aksidentale të viktimës pas humbjes së një ekuilibri të mundshëm gjë që e ka bërë atë të përplaset me një kornizë anësore druri në dysheme, teksa duket se më pas është zhvendosur përsëri deri në afërsi të derës kryesore të shtëpisë, por ka pësuar një tjetër përplasje. Gjithsesi policia ka dy pista të hetimit atë të një vdekje aksidentale, por dhe të një vrasje të qëllimshme për motive të panjohura. Kufoma e 53 vjeçarit është transportuar për në spitalin e Korçës ku do ti nënshtrohet ekzaminimit të autopsisë mjeko-ligjore e cila do të zbardhë një pjesë të kësaj të vërtete.
(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›