Gjykata, arrest me burg për Kostandin Xhuvanin

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Kostandin Xhuvanin dhe Albi Zelën ndërsa ka lënë në arrest shtëpie Ermal Gjiçin.
Të tre personat akuzohen se ditën e shtunë pranë qytetit Studenti kanë vrarë për motive banale 26-vjeçarin Alfred Musabelliu.
Gjykata ka dhënë masën e sigurisë për Xhuvanin në mungesë pasi ky i fundit është larguar menjëherë pas ngjarjes në drejtim të paditur dhe kërkohet nga policia.
Ndërkohë gjykata ka lënë në burg edhe autorin tjetër të vrasjes Albi Zelën ndërsa ka lënë në arrest shtëpie Ermal Gjiçin si përkrahës i autorëve të ngjarjes