Librazhd, vrau bashkëshorten, më pas vetëvaret

Është gjetur i varur në banesë 50-vjeçari i cili vrau gruan mëngjesin e sotëm në fshatin Hotolisht të Librazhdit. Sami Çepi është gjetur i vetëvarur në banesë pas kërkimeve që policia kishte nisur për kapjen e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Hotolisht ku 50-vjeçari Sami Çepi qëlloi me mjete të forta bashkëshorten e tij Behije Çepi 46 vjeç dhe më pas e hodhi atë në një përrua.
Më pas autori është larguar menjëherë nga vendngjarja por pas disa kërkimeve ai u gjet i varur në banesën e tij.