Videoja 2 e Priftit ish-zv/ministri i METE: Beqiraj: Gati të hetohem
TIRANE-Disa orë pas deklaratës së ish-Ministrit së Energjitikës, Dritan Prifti ku pohohej ekzistenca e videos 2 ku ai së bashku me ish-zëvëndësministrin Leonard Beqiraj ishin filmuar teksa merrnin një sasi parash në duar nga një person, ka reaguar sot ky ish-zv-Ministër, sot drejtor i Metrologjisë.
Ish- zv/ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës, Leoanard Beqiri nëpërmjet një deklarate publike njoftoi sot se i kishte paraqitur kryeministrit dhe Ministrit të Ekonomisë, Nasip Naco doreheqjen nga posti që mban aktualisht atë të Drejtorit të Përgjithshëm të Metrologjisë.
“Kjo kërkesë lidhet me vlerat dhe integritetin moral të cilat nuk më lejojnë të qëndroj në një funksion zyrtar derisa të provohet pafajësia ime apo në lidhje me akuzat e bëra, për të cilat jam vënë në dijeni nga mediat.
Ish zv-Ministri Beqiraj thote me tej se ështe i gatshem te vihet ne dispozicion të hetimeve të nisura nga Prokuroria.
(d.b/News24/BalkanWeb)