E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentoi te vrase pronarin e servisit arrestohet

Elbasan

Policia e Elbasanit ka parandaluar mesditen e se henes nje vrasje. Burime zyrtare nga radhet e uniformave blu thane per Shqip se u arrestua ne flagrance shtetasi Ardjan Rama 41 vjec me banim ne lagjen Skenderbej te qytetit te Elbasanit i denuar me pare me 25 vjet burg per vepren penale te vrasjes denim qe e ka kryer. Te njejtat burime saktesuan se 41-vjecari e ka cuar mjetin e tij ne piken e servisit me pronar Agron Markun 45 vjec. Rama ka pasur ankesa per sherbimin jocilesor qe i eshte bere makines se tij nga punonjesit e servisit. Ky ka qene edhe shkaku i nje konflikti mes tij dhe pronarit te servisit. Policia tha se Arjan Rama ka nxjerre pistoleten dhe ia ka drejtuar pronarit te servisit. Po sipas saj nje telefonate e nje qytetari te rastit ka derguar uniformat blu ne vendngjarje qe parandaluan vrasjen dhe arrestuan autorin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›