Gjykata çeke i thotë po Traktatit të Lisbonës
Gjykata kushtetuese e Çekisë mori sot vendimin se Traktati i Lisbonës, i cili ka për qëllim që të reformojë BE-në, është në përputhje me kushtetutën e Çekisë, duke eliminuar kështu pengesën e fundit për ratifikimin e këtij dokumenti nga ana e Pragës.
Ky vendim do ti lejojë presidentit euroskeptik të Çekisë, Vaclav Klausit, që të nënshkruajë Traktatin, i cili BE-së do ti jep presidentin e parë të përhershëm dhe do të rregullojë procesin e vendimmarrjes në unionin me 27 shtete anëtare.
Çekia është vendi i vetëm anëtar i BE-së, i cili ende nuk ka ratifikuar këtë dokument, i cili për të hyrë në fuqi duhet të ratifikohet nga të gjitha shtetet anëtare të unionit.
Klausit me ligji nuk i ishte lejuar nënshkrimi i Traktatit, përderisa Gjykata të mos e merrte vendimin në lidhje me ankesën e aleatëve të Klausit në dhomën e epërme të Parlamentit të Çekisë, të cilët kanë argumentuar se Traktati do të minojë sovranitetin kombëtarë të Çekisë.
Klaus për një kohë të gjatë ka argumentuar kundër Traktatit, duke theksuar se ky dokument do ta shndërrojë BE-në në një super-shtet, me kontroll të pamjaftueshëm demokratik.
Megjithatë, ai ka theksuar se nuk do të vendosë kushte të reja për nënshkrimin e Traktatit, pasi që udhëheqësit e BE-së u pajtuan javën e kaluar që Çekia të mos përfshihet në kartën për të drejta, e cila është pjesë e Traktatit. Klaus ka theksuar se mospërfshirja e Çekisë është e domosdoshme, për të pamundësuar paditë për kompensim nga ana e gjermanëve, të dëbuar nga Çekosllovakia pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Nëse Klaus nënshkruan Traktatin gjatë javëve në vijim, ashtu siç pritet, dokumenti do të hyjë në fuqi në janar dhe vëmendja më pas do të përqendrohet në atë se kush do të jetë presidenti i parë i BE-së.
Udhëheqësit e BE-së nuk arritën pajtimin, në samitin e tyre që u zhvillua javën e kaluar në Bruksel, për atë se kush duhet të mbulojë këtë funksion, i cili do të ketë kompetenca të kufizuara dhe ndoshta do të nevojitet organizimi i një samiti të jashtëzakonshëm, për të arritur marrëveshjen.
Gjasat e kandidatit dikur të favorizuar, ish-kryeministrit të Britanisë, Tony Blair, duke se janë zbehur dukshëm, pasi që ai nuk e siguroi mbështetjen e socialistëve europianë, të cilët janë aleatë të Partisë së tij Laburiste.
Deri me tani, në sipërfaqe ende nuk ka dalë një kandidat favorit për mbulimin e funksionit të presidentit, por si kandidatë të mundshëm për këtë funksion po përmendën kryeministri i Holandës, Jan Peter Balkenende, ish-kryeministri i Finlandës, Paavo Lipponen dhe kryeministri i Luksemburgut, Jean Claude Juncker.