Kosova kërkon materialet e Gjykatës së Hagës
PRISHTINE- Drejtuesja e Dhomës gjyqësore të Gjykatës së Hagës për ish-Jugosllavinë Catherin Marchi Uhel gjatë një vizite në Kosovë, premtoi hapjen e një qendre të për grumbullimin e materialeve të gjykatës së Hagës. Ku qytetarët e Kosovës mund të informohen dhe mund të kenë qasje në materialet, në punët që ka bërë dhe rastet që janë gjykuar në këtë gjykatë.
Ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi ka pritur të premten në takim Catherin Marchi Uhel, udhëheqëse e Dhomës gjyqësore të Gjykatës së Hagës për ish-Jugosllavinë, me të cilën diskutoi për nevojën e themelimit të një qendre për grumbullimin e materialeve të Gjykatës të Hagës në Kosovë.
“Jemi duke marrë informacione nga terreni se a është e nevojshme hapja e një qendre të për grumbullimin e materialeve të gjykatës, ku qytetarët e Kosovës mund të informohen dhe mund të kenë qasje në materialet, në punët që ka bërë dhe rastet që janë gjykuar në këtë gjykatë”, tha Marchi Uhel.
Në anën tjetër ministrja Kelmendi shprehu vërejtjen e saj për vonesën e hapjes së kësaj qendre në Kosovë. “Ndonëse me vonesë po e bëni këtë projekt, dhe me vonesë po i përktheni materialet në gjuhën shqipe, është shumë e dobishme që të ekzistojë një qendër e tillë, pavarësisht se është përfshirë një numër shumë i vogël i të akuzuarve serb për krimet që kanë bërë në Kosovë”, tha Kelmendi.
Sipas ministres Kelmendi, përfaqësuesja nga Gjykata e Hagës shumë shpejtë do të marrë një përgjigjeje të saktë lidhur me hapjen e qendrës për grumbullimin e materialit të Gjzkatës së Hagës në Kosovë.
(m.a/telegraf/BalkanWeb)