Khalifa Al Nahyan rizgjidhet president i Emirateve
Sheikh Khalifa Al Nahyaj është rizgjedhur dje për president të Emirateve të Bashkuara Arabe, për mandatin e tij të dytë pesëvjeçar në këtë funksion, ka njoftuar agjencia zyrtare e lajmeve, WAM.
Këshilli Suprem Federativ, i përbërë nga udhëheqësit e shtatë emirateve të Emirateve të Bashkuara Arabe, votoi për rizgjedhjen e Khalifas 61 vjeçar në funksion.
Khalifa u ngrit në pushtet në vitin 2004, pas vdekjes të babait të tij, Sheikh Zayed Al Nahyanit, i cili themeloi në vitin 1971 këtë shtet në Gji.
Zëvendëspresident u rizgjodh Sheikh Mohammed Al Maktoun, i cili është gjithashtu edhe kryeministër dhe ministër i Mbrojtjes, e gjithashtu edhe kryesues i Dubait. Ai funksionin e zëvendëspresidentit e ushtron që nga viti 2006.