E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse vendosi Kreshnik Spahiu të mbrojë grabitjen që po dirigjon Pranvera Strakosha

Nomenklatura e enverizmit, e përfaqësuar nga Liri Gjoliku dhe e bija, Pranvera Gjoliku (strakosha) po grabit me ndihmën e sistemit të drejtësisë trashëgiminë e ligjshme të familjes së përndjekur të Mihal Shoshorit. Sistemin e shkeljeve po e ligjëron edhe Kreshnik Spahiu, me heshtjen e KLD-së, ndërkohë që Gjykata e Lartë ka një rast për të kthyer drejtësinë, pa detyruar instanca të tjera të nisin një hetim për të gjithë aktorët e përfshirë në grabitje  


Këshilli i Lartë i Drejtësisë po ruan pa ndonjë suprizë të dukshme vendin e kreut të institucioneve që s’lodhen së angazhuari në afera për tjetërsimin e pronave të qytetarëve - e thuajse gjithmonë, në favor të pinjollëve të nomenklaturës komuniste. Rasti i sagës gjyqësore të Nikolla Çepikut, i cili po stërmundohet të mbrojë pronën e vet, të trashëguar nga familja e të përndjekurit politik të regjimit komunist, Mihal Sherko, është flagrant, për të analizuar se si e gjithë nomenklatura e shtetit komunist është unifikuar për të ligjëruar një batakçillëk të vërtetë. Në fillim ishte Liri Gjoliku, e njohur për satrapllëkun në drejtësinë komuniste, pastaj erdhi Pranvera Strakosha, e bija e saj dhe një ikonë e regjimit hibrid të drejtësisë së tranzicionit, më pas Edi Rama dhe nxitimi i hatashëm për t’i dhënë kësaj një leje ndërtimi, e tash së fundi, këtij kuadri i është bashkuar - pa ndonjë suprizë - Kreshnik Spahiu, nënkryetari në detyrë i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.


Saga e vjedhjes së truallit të Çepikut nga ana e Pranvera Strakoshës, nuk është e panjohur për opinionin publik, por në këtë fazë finale ku ka mbërritur ajo, të bën përshtypje arroganca me të cilën kjo dinasti e tjetërsimit, po mundohet ta mbyllë procedurën. Sa për kronikë, po themi se Nikolla Çepiku ishte trashëgimtar legjitim i 90 përqind të truallit, ku ishte shtëpia e Mihal Sherkos. Aksionerët minoritarë prej 10 përqindësh ishin bashkuar me Çepikun në ndërmarrjen tregtare “Seni”, duke e regjistruar pjesën e tyre si kapital minoritar të saj. 


Por oktapodi i nomenklaturës nis e zë rrënjë bash aty. Ata ia shitën këtë truall fiks Pranvera Strakoshës (të bijës së Liri Gjolikut pra), e cila s’e pati për gjë të ligjëronte një transaksion të tillë, edhe pse vetë ishte nënkryetare e Gjykatës së Tiranës, instancë e cila në të njëjtën kohë kishte pranuar një padi civile për likuidimin e firmës “Seni”, edhe pse ajo ishte bërë nga aksionerët e saj minoritarë. Pra, pakica kërkonte me ngulm që ndërmarrja tregtare të shpërbëhej, edhe pse bilancet ishin krejt frytdhënëse dhe 90 përqindëshi ishte i vendosur të mos e pranonte kërkesën dhe së bashku me ta investohet edhe Gjykata e Tiranës – merret me mend, se ishte nën hyqmin e Pranvera Gjolikut (Strakoshës). Saga e proceseve gjyqësore është e njohur dhe shkeljet procedurale janë pafund, por zhvillimi interesant vjen me ndërhyrjen e Edi Ramës, i famshëm për të mos lëshuar asnjë leje ndërtimi, për t’i akorduar me urgjencë Strakoshës një leje ndërtimi, për truallin ende në kontest gjyqësor. 


Për të ligjëruar ndërtimin, fillon e vepron edhe e gjithëpushtetshmja Strakosha, tashmë anëtare e KLD-së. Pas shkeljes që ushtroi, duke shkelur Kodin Civil, meqenëse pranoi e gjykoi çështjen e truallit në Gjykatën e shkallës së parë (vetë nënkryetare), kur ishte direkt e interesuar, më tej ajo ushtroi gjithë ndikimin e saj që kjo çështje thelbësisht civile (e karakterit tregtar), në Gjykatën e Apelit të gjykohej nga gjyqtarë të krimeve të rënda (!!!), pasi dyshohej se kjo instancë nuk ishte krejt nën kontrollin e “nomenklaturës” e ndoshta në mënyrë surprizë “e drejta do të shkonte tek i Zoti”.


Ndërkohë që konsumohej kjo odise, Çepiku nis një korrespondencë me ZMQ-në, ku pasardhësi i Spahiut në këtë post, i ka dhënë atij plotësisht të drejtë e ka nisur edhe ajo një angazhim civil për kthimin e drejtësisë në vend. Vetë Çepiku u takua me Kreshnik Spahiun sapo ai mori funksionin e nënkryetarit të KLD-së dhe i kërkoi që të niste një investigim të institucionit, për shkak të shkeljeve flagrante që po kryheshin gjatë shqyrtimit t

ml; padisë së tij civile. Fillimisht, ai shprehu mirëkuptimin, por më pas refuzoi të kthente ndonjë përgjigje, duke u distancuar nga ideja e tij fillestare, por edhe nga qendrimi i pasardhësit të tij në krye të Zyrës për Mbrojtjen e Qytetarëve. Përgjigjja se pse u shndërrua Kreshnik Spahiu mund të merret me mend po të mendojmë sjelljet e tij të mëvonshme në krye të KLD-së, por edhe duke parë disi piacën e lartë të nomenklaturës komuniste “Liri Gjoliku - Pranvera Strakosha (Gjoliku) - Edvin Kristaq Rama”, e cila ishte e interesuar për t’i marrë pronën intelektualit të persekutuar Mihal Shoshori. 


Tashmë çështja është sërish në Gjykatën e Lartë dhe tek kjo instancë mbetet një shpresë që sistemi i drejtësisë të mund ta ridimensiojë të drejtën brenda vetvetes, duke prishur “rregullsinë” që ka vendosur aty kjo trojkë e diktaturës. Gjithsesi, Çepiku thotë se u është drejtuar edhe instancave të tjera që mund ta kërkojnë edhe ato “kryesisht” kthimin e së drejtës në vend, si ministrit të Drejtësisë apo Avokatit të Popullit, por duket se për procesin ende në Gjykatën e Lartë, ka një shpresë për shpëtimin e sistemit; ajo është shpresa e “shpronësimit” të trojkës enveriste nga prona e grabitur dhe e turpërimit të Kreshnik Spahiut, i cili vendosi të rreshtohej krah tyre.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›