Hamallaj, “lufte” nervash banore-inspektoriat
Durres- Shoqerime te tjera te banoreve te fshatit Hamallaj te Durresit u kryen dje nga policia per dhunen e ushtruar ndaj uniformave blu me 1 korrik. Kater persona u moren ne pyetje nga hetuesit per 3 ore me radhe ne cilesine e personave qe kane dijeni per incidentin e ndodhur, ndersa pritet te kryhen edhe te tjera veprime nga grupi hetimor. Teksa pretendonin se ngritja e godinave eshte e ligjshme dhe ne toke private qe zoterojne apo kane blere, nje perfaqesi e banoreve i komunikuan dje medieve se depozituan ne Prokurorine e Durresit dhe vune ne dijeni Prokuroren e Pergjithshme per keto shkelje, duke paditur policine, Inspektoriatin Ndertimor dhe kreun e saj Gjergj Bojaxhi. Policia vendore, e cila pervec 9 personave te arrestuar ka pasur ne listen e te kerkuarve edhe shume te tjere, veproi menjehere duke i shoqeruar kater perfaqesuesit per ne komisariat, pasi edhe ata dyshohen se kane qene pjese e grupit prej 200 personash qe sulmuan dhunshem uniformat blu me 1 korrik ne Hamallaj, duke plagosur kater efektive me bomba molotov. “Jemi vendosur ne kete zone banimi ne vitin 1990 dhe toka mbi te cilen kemi ndertuar eshte marre nga ana jone konform parashikimeve ligjore, duke na u dhene ne perdorim nga vete komuna”, thuhet ne padine e bere nga banoret qe akuzojne dhe per debim masiv me paramendim.
Nga ana tjeter ka ardhur edhe reagimi zyrtar i Inspektoriatit Ndertimor Urbanistik Kombetar, INUK, i cili mohoi qe te ishte bere nje padi ne prokurori ndaj institucionit apo kreut te tij, nga ana e banoreve. Ky institucion shprehu vendosmerine se projekti per shembjen e banesave te paligjshme do te realizohet se shpejti, konform ligjeve dhe nuk do te kete kthim pas. “Kallezimi penal ndaj INUK, nga banoret posedues te objekteve te paligjshme ne Hamallaj, eshte nje veprim i pakuptimte, qe kompromenton edhe me tej pozicionin e tyre”, thuhet ne deklaraten e INUK. Madje institucioni thekson se kallezimet penale nuk i krijojne asnje pengese ketij inspektorati per te vene ne vend ligjin dhe vendimin e pakthyeshem te ekzekutimit perfundimtar per prishje te ndertimeve pa leje ne ate zone. “Ky kallezim na inkurajon ne venien ne jete dhe perpara pergjegjesise penale te ketyre shtetasve, pasi ne Kodin Penal, cdo ndertim i paligjshem, parashikohet si veper penale dhe pervec ndeshkimit me gjobe dhe prishjes, denohet me burgim nga nje deri ne pese vjet”, thuhet ne njoftimin e Inspektoriatit. Nje grup prej 200 personash sulmuan policine vendore dhe efektivet e FNSH-se qe po mbeshtesnin aksionin e Inspektoriatit, ku nga goditjet me sende te forta dhe bomba molotov u plagosen kater efektive. Policia arrestoi 9 prej banoreve, ndersa shoqeroi dje edhe kater te tjere. Gjykata liroi dy prej tyre, tre te tjereve u caktoi burg me afat dhe pese prej tyre mbeten ne qeli per kater akuza.
A. Q.