E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruci Vota e PS-se per Gjykaten Administrative nese hetohen zgjedhjet



Partia Socialiste do te vazhdoje ta kushtezoje voten e saj ne Parlament per ligjin per Gjykaten Administrative nese nuk ngrihet komisioni hetimor parlamentar me objekt hetimi materialet zgjedhore te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit te vitit 2009. Deklarata vjen nga kreu i Grupit Parlamentar socialist Gramoz Ruci. Numri dy ne Partine Socialiste u shpreh se paralelisht me punen e komisionit hetimor do te votohen ligje te tjera qe kane te bejne me proceset integruese te vendit perfshire edhe Gjykaten Administrative.
Deklarata
Ne emer te Partise Socialiste deshiroj te shpreh mbeshtetjen tone te plote ndaj shqetesimit te Ambasades se Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne lidhje me miratimin ne Kuvend te ligjit per Gjykaten Administrative. Opozita eshte mirenjohese per cdo qindarke qe shtetasit amerikane dhurojne per te forcuar dhe permiresuar sistemin demokratik ne Shqiperi - u shpreh Ruci duke shtuar Njesoj sic kemi vepruar me projektligjin e Sherbimit Informativ Shteteror qendrimi yne eshte i qarte po keshillave te partnereve nderkombetare jo uzurpimit te institucioneve nga qeveria e Sali Berishes. Po interesave madhore te venditjo interesave klienteliste te familjes ne pushtet.
Duke iu referuar apelit te SHBA-ve per votimin e draftit Ruci tha se ajo ishte nje kambane alarmi per stabilizimin e jetes politike ne vendin tone dhe ndermarrjen nga ana e Kuvendit te nje sere nismave te rendesishme ne permbushje te ketij qellimi.
Paketa
Ruci deklaroi se PS-ja ka gati nje pakete propozimesh qe do te conin ne normalitet punen e Kuvendit. Ne kete pakete perfshihet midis te tjerash kerkesa per ngritjen e komisionit hetimor parlamentar me kryetar dhe shumice anetaresh te opozites dhe mandat te pakushtezuar per te hapur dhe hetuar dokumentacionin zgjedhor te gjendur ne kutite e materialeve zgjedhore. Paketa e nismave te PS-se kerkon nje reforme elektorale bazuar ne raportin e OSBE/ODIHR-it dhe perfundimet qe do te nxjerre komisioni hetimor nje reforme kushtetuese ligjore dhe institucionale qe synon forcimin e metejshem te pavaresise ne sistemin e drejtesise miratimin e nje kuadri te ri ligjor dhe rregullator ne funksion te transparences se plote dhe funksionimit te pavarur te Keshillit Kombetar te Radio Televizioneve dhe te Radio Televizionit Publik. I kujtoj Sali Berishes se qe nje qeveri te jete e afte per te drejtuar vendin duhet te jete e afte dhe e gatshme per te dialoguar me opoziten. Sot eshte rasti qe Sali Berisha te tregoje se di te dialogoje dhe se respekton kompromisin - u shpreh Ruci.

29 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›