Gjykata Administrative PS Zgjedhjet kusht per ligjin. Reagon Patozi

UPDATE- Pas kushtit te vene nga Partia Socialiste per votimin e ligjit per Gjykaten Administrative ka reaguar kreu i grupit parlamentar i Partise Demokratike Astrit Patozi.
Ai ftoi deputetet e PS-se qe te votojne ligjin pasi si pas tij mosvotimi i ketij ligji do te thote mosmirenjohje. Ligji nuk ndan partite u shpreh Patozi ndersa shtoi se ky ligj eshte i rendesishem per drejtesine dhe biznesin ne vend.
Me heret grupi i deputeteve te Partise Socialiste vendosen per te mos e votuar projektligjin per Gjykaten Administrative nese mazhoranca nuk pranon ngritjen e komisionit hetimor per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit. Vendimi u mor gjate mbledhjes se sotme te Kryesise se PS-se ndersa mesohet se deputetet socialist neser mund te lene sallen e Kuvendit ne momentin e votimit te projektligjit.
Kreu i Grupit Parlamentar te PS-se Gramoz Ruci kerkoi dje ne emer te forces qe perfaqeson miratimin e nje pakete qe perfshin hetimin e zgjedhjeve miratimin e ligjit per Gjykaten Administrative dhe nje rezolute per pershpejtimin e proceseve integruese te vendit.
Ka reaguar menjehere kreu i grupit kuvendor te PD-se Astrit patozi i cili e quajti zhgenjyese deklaraten e Rucit duke i bere apel opozites te reflektoje deri diten e enjte diten e seances plenare dhe te jape voten per kete ligj shume te rendesishem. Sipas patozit mazhoranca e ka thene me kohe fjalen e saj dhe ka deshmuar vullnetin per ngritjen e komisionit hetimor per zgjedhjet.
RUCI Ja paketa e PS
Gjate nje deklarate per mediat nga selia e PS-se Ruci duke reaguar pas kerkeses se ambasades se SHBA-se per miratimin sa me shpejt te ligjit per Gjykaten Administrative ka shprehur gatishmerine e PS-se per miratimin ne Kuvend te nje pakete nismash qe do te rikthenin ne normalitet jeten politike ne Shqiperi.
Kjo pakete nismash udhehiqet nga kerkesa jone e vazhdueshme dhe thelbesore e mbeshtetur ne rezoluten e Parlamentit Europian te dates 10 Korrik 2010 per ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar me Kryetar dhe shumice anetaresh te opozites dhe mandat te pakushtezuar per te hapur dhe hetuar dokumentacionin zgjedhor te gjendur ne kutite e materialeve zgjedhore- tha Ruci.
Sipas tij ne kete pakete nismash te udhehequr nga kerkesa per hetimin e zgjedhjeve te 28 Qershorit pervec ligjit per Gjykaten Administrative Partia Socialiste kerkon gjithashtu miratimin e nje Rezolute ku percaktohen masa konkrete per pershpejtimin e proceseve integruese te vendit.
Paketa
Si pjese e kesaj pakete Partia Socialiste ofron angazhimin e saj te plote per
-nje reforme elektorale bazuar ne raportin e OSBE-ODIHR dhe perfundimet qe do te nxjerre komisioni hetimor
-nje reforme kushtetuese ligjore dhe institucionale qe synon forcimin e metejshem te pavaresise ne sistemin e drejtesise
-miratimin e nje kuadri te ri ligjor dhe rregullator ne funksion te transaparences se plote dhe funksionimit te pavarur te Keshillit Kombetar te Radio Televizioneve dhe te Radio Televizionit Publik.
Ruci i ka kujtuar Sali Berishes se qe nje qeveri te jete e afte per te drejtuar vendin duhet te jete e afte dhe e gatshme per te dialoguar me opoziten. Sot eshte rasti qe Sali Berisha te tregoje se di te dialogoje dhe se respekton kompromisin- tha ai.
Gjykata Administrative SHBA Miratoni ligjin ose rrezikoni ndihmat
TIRAN- Ambasada e SHBA-se ne Tirane kerkon nga politika shqiptare miratimin e Ligjit per Gjykaten Administrative ndryshe Shqiperise i rrezikohet vazhdimesia e ndihmave financiare nga qeveria amerikane.
Permes nje deklarate per mediat ambasada kerkon miratimin e ligjit brenda dates 30 shtator.
Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes nxit miratimin e projektligjit Mbi gjykimin e mosmarreveshjeve administrative dhe organizimin e drejtesise administrative te njohur si ligji mbi Gjykatat Administrative. Me qellim qe veprimtarite e planifikuara me fonde te SHBA te mund te perfundojne ligji duhet miratuar deri me date 30 shtator 2010 thuhet ne deklarate.
Sipas ambasades se SHBA-se ky ligj eshte nje prej gjashte perberesve te Programit te Pragut II te Korporates Sfida e Mijevjecarit - Shqiperi i cili u nenshkrua ne shtator 2008.
Pikerisht per kete miratimi i ligjit eshte me rendesi thelbesore per te ndihmuar Shqiperine qe te promovoje transparence ne sistemin gjyqesor te forcoje shtetin ligjor dhe te rrise besimin e publikut tek institucionet publike.
Projektligji ka mbetur pezull ne kuvend nga fillimi i vitit 2009. Deshtimi per ta miratuar kete legjislacion do te coje ne mbylljen e veprimtarive per Gjykatat Administrative qe administrohen nga USAID nen Programin e Pragut thuhet ne deklarate ku shtohet se
ligji mbi Gjykatat Administrative do te realizonte ngritjen e shtate gjykatave qe do te gjykonin mosmarreveshjet e qytetareve dhe bizneseve mbi ceshtje te tilla si punesimi taksat pensionet regjistrimin e pronave kompensimin e pronave si dhe ceshtje te tjera te rendesishme.