Gjykata e Apelit ia rikthen pasurinë Damir Fazlliçit
Arsyetimi i vendimit: Prokurorisë i mungojnë elementët për të provuar sekuestrot. Fazlliç në prag të procesit të dytë kësaj here për tejkalimin e afateve
Laureta Rryçi
Tiranë - Apeli la dje në fuqi vendimin e Gjykatës së shkallës së parë për heqjen e sekuestros për pronat e biznesmenit serbo-boshnjak, Damir Fazlliç të sekuestruara me urdhër të Prokurorisë së Përgjithshme. Nisja e hetimeve ndaj serbo-boshnjakut Damir Fazlliç, i dyshuar për pastrim parash në Shqipëri, bllokoi pak muaj me parë pasuritë e patundshme, që janë në emër të kompanisë “Croun Acquisitions”. Vetëm disa ditë më parë vetë avokati i Fazllic, është shprehur se “hetimet i kanë kaluar afatet e parashikuara nga ligji”, duke pranuar se për të argumentuar pretendimet e tyre do të depozitojnë në Gjykatë një vendim të ngjashëm, me atë të dosjes “Durrës-Kukës”, ku Lulzim Basha u “zhvesh” nga akuzat pikërisht për tejkalimin e afateve hetimore.
Vendimi
Falë vendimin të djeshëm, biznesmenit boshnjak mund t’i rikthehen mjaft dokumente dhe sende të sekuestruara që mbajnë të dhëna mbi pasuritë që rezultojnë në emrin e tij. Sipas vendimit që nga dita e djeshme shfuqizohet sekuestroja e dokumenteve, datë 21.10.2008. Këto dokumente i përkasin dy shoqërive, asaj “Croun Acquisition sh.p.k” dhe shoqëria “Alfa sh.p.k”, të cilat rezultojnë në pronësi të Damir Fazlliç. Shfuqizimin e sekuestrimit të sendeve datë 31.10.2008 si dhe së fundmi, shfuqizimin pjesërisht të vendimit të sekuestrimit të llogarive bankare, depozitave bankare dhe dokumenteve të datës 09.10.2008.
Hetimet
Hetimet ndaj Fazlliç nisën në tetor 2008, pas dyshimeve për pastrim parash në Shqipëri. Prokuroria vendosi sekuestron mbi të gjitha pasuritë e biznesmenit. Nëpërmjet letër-porosive dërguar në Angli, Kroaci, Bosnjë, dhe Zvicër u kërkua informacion për veprimtarinë dhe llogaritë bankare të Fazliç. Vonesa e zbatimit të këtyre letër-porosive bëri që Prokuroria të firmosë dhe për një muaj zgjatjen e afateve të hetimit, vendim i cili kundërshtohet tashmë nga serbo-boshnjaku. Damir Fazlliç nuk është sekseri apo ndërmjetësi që lidh prokurimet miliardere të KESH-it me kompaninë “Rudnap”, por ai është shitësi i energjisë, i “fshehur” pas markës “Rudnap”. Dokumente të publikuara pak kohë më parë në “Albania” hodhën dritë për ortakërinë domethënëse në mes të Tiranës mes Fazlliçit dhe Vojin Lazareviçit, ndërsa ky i fundit është pronari i grupit “Rudnap”. Gjithçka lidhet me firmën “Croun Acquisitions”, të cilën Damir Fazlliç ia shiti vetes (nëpërmjet firmës së tij “Altaria Research Limited”) në mesin e vitit 2007, duke mos paguar asnjë detyrim ndaj shtetit. Një vit më vonë, në tetor të vitit 2008, Fazlliç ndërroi statusin e kësaj shoqërie nga shoqëri me përgjegjësi të kufizuar në shoqëri aksionare. Ky ndryshim statusi kërkoi dhe depozitimin e të tjera dokumenteve nga ana e Fazlliçit, ndërsa ortak me të në firmën “Croun Acquisitions” rezultojnë dhe Vojin Lazareviç së bashku me Sandra Berberoviç (anëtare e bordit menaxhues të grupit “Rudnap”).
21 Prill 2009