Harasani: PS është parti, por funksionon si OJQ Qamil Xhani
Afrimi i kongresit zgjedhor duhet te sherbeje dhe si nje pike reflektimi per modernizimin e Partise Socialiste dhe krijimin e raporteve te qarta me aleatet. Deputeti Andis Harasani thote se disa nga ceshtjet kryesore ku duhet te fokusohet opozita per zgjedhjet e ardhshme kane te bejne me funksionimin e strukturave, raportet me aleatet e koalicionit dhe hartimin e nje programi qe u pergjigjet problemeve te vendit per nje qeverisje me te mire. Ne lidhje me qendrimet e opozites per Kushtetuten dhe zgjedhjen e presidentit, Harasani thote se "prioritet i PS-se dhe axhendes se saj eshte bashkimi i aleateve dhe ardhja ne pushtet dhe jo zgjedhja e Presidentit. Rama duhet te pendohet qe erdhi ne vitin 2005 me idene per te bashkuar votat e se majtes dhe nuk e realizoi kete gje, jo per Kushtetuten". Ne nje bisede dje me gazeten "Koha Jone", Harasani shprehet se funksionimi i strukturave duhet te konsolidohet per t'i dhene partise nje strukture demokratike. "Partia Socialiste nuk duhet te funksionoje si OJQ. Strukturat e saj duhet te jene funksionale dhe duhet te respektohen funksionet qe mbajne te zgjedhurit", tha dje Harasani. Nje ceshtjet qe sipas tij duhet te zgjidhet nga ana e Partise Socialiste, pasi lidhet direkt me sfiden elektorale dhe e lidershipit te saj eshte ajo e raporteve me aleatet. Harasani shprehet se Partia Socialiste duhet te tregohet e transparente me aleatet e saj historike. "Duhet qe te tregohemi te ndershme me aleatet, sidomos me ata qe na kane mbeshtetur gjithmone dhe duhet t'i japim nje zgjidhje ceshtjes se koalicionit. Eshte e rendesishme qe te gjendet nje zgjidhje per aleatet tradicionale dhe te shihet menyra sesi mund te hyjne ne Kuvend", thote Harasani. Sipas tij, PS duhet te zgjedhe nese aleatet tradicionale duhet te behen pjese e saj, "ose te ndryshoje Kodi Zgjedhor per tu dhene mundesine qe te hyjne ne Kuvend apo forma te tjera". Nga ana tjeter, ne lidhje me koalicionin, ai shprehet se Partia Socialiste duhet te mendoje dhe menyren e bashkepunimit me aleatet e rinj qe i jane bashkuar selise roze. Nderkohe qe per Levizjen Socialiste per Integrim, Harasani e sheh si te domosdoshme bashkepunimin me kete force politike. Sipas tij kreu i PS-se duhet te jete me i hapur dhe te beje publike strategjite e tij per te mos krijuar keqkuptime. "Kjo duhet te nise qe me listat e deputeteve dhe te tregohet i hapur sesa cfare do te beje me aleatet dhe si do te kompozoje koalicionin", tha Harasani.