Festa e Fiter Bajramit Basha ndan dhurata dhe ndihma per femije e te moshuar
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Lulzim Basha shpërndau sot në ditën e Fiter Bajramit, disa dhurata dhe ndihma ushqimore, për fëmijët e Fshatit Sos në Tiranë dhe për të moshuarit e Qendrës Komunitare “Të vazhdojmë sëbashku”, në Kombinat.
"Sot është dita ku e gjithë shoqëria duhet të tregojë vëmendje, mbështetje dhe solidaritet", u shpreh Basha, duke u uruar fëmijëve dhe të moshuarve festën e Bajramit.
Më herët, kryetari i Bashkisë uroi të gjithë besimtarët muslimanë, gjatë vizitës që bëri pranë Komunitetit Musliman në Tiranë. Gjithashtu, Basha në ditën e Bajramit uroi edhe besimtarët bektashinj duke vizituar selinë e Kryegjyshatës Botërore në Tiranë.