E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhe humb jeten nga energjia elektrike nje 44 vjecar

Një 44 vjeçar humbi jeten aksidentalisht sot në qytetin e Lezhës, pas një kontakti me energjinë elektrike. Zëdhënësja e policisë së Lezhës, Ekiona Nuka, bëri të ditur se ngjarja ndodhi në lagjen “Gurra”, të qytetit Lezhë, dhe se viktima quhet Pashk Gjergji, lindur në Gojan, Pukë dhe banues në lagjen “Gurra”, Lezhë.

Sipas zëdhënëses, nga kryerja e veprimeve hetimore proceduriale është konstatuar se ky shtetas kishte hipur në një shtyllë elektrike për të lidhur energjinë elektrike të baneses së tij. Por, ka rënë në kontakt me rrymen elektrike dhe është rrëzuar në tokë. Kufomës iu konstatuan dëmtime në kokë dhe djegie në parakrahun e dorës së djathte shkaktuar nga kontakti me rrymen elektrike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›