E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Apelit ne Vlore favorizon Keshillin Bashkiak

11/10/2010Fier sherr gjyqesor per buxhetin 2010

VLORE- Gjykata e Apelit ne Vlore ka rrezuar vendimin e Gjykates se Shkalles se Pare te rrethit gjyqesor Fier duke hequr masen e pezullimit nga kjo gjykate fakti per vendimin e Keshillit Bashkiak ne lidhje me buxhetin e vitit 2010. Odiseja e buxhetit merr tashme nje rruge ligjore. Kreu i Keshillit Bashkiak Admirim Shehu perballe ketij zhvillimi te ri i ka kerkuar administrates se Bashkise dhe kreut te saj te zbatoje vendimin e shumices se keshilltareve per buxhetin e vitit 2010 duke marre parasysh edhe shprehjen ligjore te Apelit ne Vlore. Gjykata e Apelit ne Vlore ka rrezuar vendimin e Gjykates se Fierit per pezullimin e vendimit te Keshillit te Bashkise Fier keshtu qe i ka hapur rruge ose me sakte e detyron kryetarin e Bashkise te filloje zbatimin e vendimit te Keshillit te Bashkise dhe njekohesisht edhe zbatimin e buxhetit te Bashkise per vitin 2010. Mirepo kjo nuk eshte pranuar nga administrata e Bashkise. Drejtori i zyres juridike ne kete institucion Luan Cala tha se Bashkia do ti drejtohet Gjykates se Larte kunder Gjykates se Apelit ne Vlore duke argumentuar sipas tij se e drejta eshte ne krahun e administrates. Bashkia Fier do ti drejtohet Gjykates se Larte ne Tirane per te ankimuar vendimin e Gjykates se Apelit ne Vlore ka thene Cala ne do te bejme hapat e duhur ligjore per zgjidhjen me themel te kesaj ceshtjeje. Bashkia Fier nje nder bashkite me te medha ne Shqiperi ka mundur te krijoje vec polemikave dhe debateve shume mujore ne mbledhjet e Keshillit Bashkiak edhe nje proces te sterzgjatur gjyqesor. Ceshtja ne themel ne lidhje me vlefshmerine e vendimit te Keshillit Bashkiak ndodhet ne Gjykaten e Faktit ne Fier ndersa ne lidhje me masen e pezullimit te ketij vendimi ndodhet tashme ne Gjykaten e Larte ne Tirane. Keshilltaret e djathte ne bashkepunim me ata te LSI-se kane marre nje vendim me shumice votash duke miratuar buxhetin ne mars te ketij viti me ndryshim ne strukture te administrates kalim ne sipermarrje private te ndermarrjes se pastrim-gjelberimit dhe ndermarrjes komunale. Por kjo nuk eshte pranuar nga administrata me pretendimin se buxheti hartohet nga administrata dhe jo nga keshilltaret bashkiak. A. Damini

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›