Berisha punëson djalin e Meidanit drejtor të SHKB-së në burgje

Djali i Rexhep Meidanit është rikthyer në administratën shtetërore. Prej fundvitit të shkuar Denion Meidani, djali i ish-presidentit është bërë pjesë e administratës në një post të lartë. Megjithëse prezantimi zyrtar është bërë dje, Denioni është paraqitur në punë që në 29 dhjetor 2011.
Gazeta Shqiptarja shkruan sot se sipas Ministrisë së Drejtësisë, Denion Meidani, është emëruar drejtor i Shërbimit të Kontrollit të Brendëshëm (SHKB) në Drejtorinë e Burgjeve, organ që është në varësi të Ministrisë së Drejtësisë. Detyra e re e djalit të ish-presidentit është trajtimi i çështjeve të personelit që mbikqyr qendrat ku vuajnë dënimin të burgosurit dhe të dënuarit në Shqipëri.
Denion Meidani, është specializuar për informatikë jashtë vendit, dhe që nga ardhja e tij ka ndërruar shumë herë vend pune, gjithnjë në administratën shtetërore. /shqiptarja