Basha Do ti shpartallojme falangat e krimit ne Orikum
Orikumi ndez Parlamentin. Kryeministri Sali Berisha e percolli pa koment situaten ne Orikum dhe u largua nga salla ndersa debati u pershkallezua mes ministrit te Brendshem Lulzim Basha dhe deputetit socialist Sajmir Tahiri. Ministri i Brendshem Lulzim Basha u tregua shume i ashper perballe ketij fenomeni duke theksuar se askush nuk mund te rrethoje dhe godase institucionet. Do i godasim dhe do i shpartallojme ne situata te tilla. Deputeti Tahiri kerkoi sqarime nga ministri Basha se kush e ka dhene autorizimin per te ushtruar dhune ne Orikum.
ReplikatDeputeti Sajmir Tahiri kerkoi me ngulm sqarime ne Kuvend mbi kete ngjarje pavaresisht insistimit te nenkryetarit te Kuvendit Nasip Naco i cili per disa here i nderpreu fjalen ne Kuvend. Ne Orikum pronaret e ligjshem qytetare te asaj zone po masakrohen nga forcat speciale vetem se kerkojne te drejten e tyre te ligjshme. Terhiqni menjehere forcat speciale tha deputeti i PS-se. Menjehere pas nderhyrjes se deputetit socialist Sajmir Tahiri ministri i Brendshem mori menjehere fjalen duke thene se kjo salle nuk mund te perdoret talebanisht me urdher te kryetalebanit dhe nga zerat talebane per ti bere presion shtetit ligjor dhe Policise se Shtetit. Ndersa policia lufton krimin anetaret e opozites luftojne policine duke perfshire dhe parafolesin te cilin e kane pare te inicioje protesten e Unazes se Re me pretekstin se i digjet barku per banoret tha Basha. Si pergjigje deputeti Tahiri ka shtuar se do ta bej prape. Sipas ministrit Basha qytetaret e Orikumit i kane te gjitha mundesite per te zgjidhur problemet e tyre ne rruge ligjore.
Kercenimi i BashesOpozita keqperdor qytetaret. Hiqni duart nga kontingjenti kriminal me skenare talebane. Do shpartallojme falangat kriminale kercenoi Basha. Sipas tij Policia e Shtetit disponon te gjithe informacionin mbi protestat dhe organizatoret e tyre. Nuk do kete asnje minute pushim per kontingjentet kriminale ne kete vend ne do ti shpartallojme theksoi ai. Ministri i Brendshem akuzoi opoziten per provokimin e tensioneve dhe per flirtim me kontingjentet e krimit. Askush nuk mund te bllokoje akset nacionale askush nuk mund te godase institucionet. Hiqeni nga mendja dhe po ju them prape sot para shqiptareve nga rekrutimi i kontingjentit kriminal. Informacionet i kemi te plota nuk i kemi perdorur ato pamje te militanteve tuaj po te jeni te sigurt qe falangat kriminale me te cilat flirtoni nuk do te kene asnje minute pushim ne vend dhe do ti godasim e do ti shpartallojme. Harrojeni se ju mund te provokoni trazira dhe te fusni ne spirale dhune e tensioni kete vend anetar te NATO-s. Harrojeni se skenaret e zinj te kryetarit tuaj mund tua impononi shqiptareve tha Basha.