N XHUNGL KA M SHUM NDJESHMRI
Kater trupa pa jete femijesh qe nxirren nga nje shtepi e cila vetem e tille nuk mund te quhet. Kater kufoma te vogla qe i hiqen nga duart nenes se tyre e cila as nuk e di nese do te mund ti percjelle krijesat e saj per ne banesen e fundit. Ia kane marre ne vdekje meqe ne gjallje nuk i ndihmuan dot te mbijetojne. Ajo mbyll syte fort per te ruajtur te paprekur brenda tyre kujtimin e fytyrave plot jete te djemve dhe vajzave te saj. Kelthet e shtrire ne shtratin spitalor e mberthyer nga pesha e gjemes qe e goditi. Eumlshte nje tragjedi qe mori kater jete te saponisura dhe nxori ne pah serish jo si i vetmi rast nje mori problemesh. Ne raste si ky duket se jetojme ne nje bote te pandjeshme ku njeriu ka humbur interesin per njeriun. Ka kaq shume probleme qe shpalosen e apelojne per te mos mbyllur syte per te reaguar. Probleme qe nisin nga mungesa e politikave sociale per te mbeshtetur me perkrahje sociale te ardhurit nga rrethe te ndryshme te vendit nga riparimet e vonuara te defekteve te linjave elektrike prej OSSH-se qe le ne terr edhe ne fund te vitit 2010 konsumatoret perfshire dhe femijet fatkeqij te familjes Xheka qe vdiqen duke pare per here te fundit driten e zbehte te nje qiriu qe thellonte dhe me shume mjerimin ku jetonin nga nje baba qe braktis prej muajsh femijet e vet e nuk arrin as tu siguroje buken e gojes nga nje mentalitet arkaik qe ende karakterizon shoqerine dhe i ve damken prostitute nje gruaje te re qe detyrohet te punoje naten. Mund te vazhdoje dhe me tej listimi i problemeve. Ne xhungel ka me shume ndjeshmeri. Edhe kafshet e mbeshtesin me shume shoqi-shoqin. Madje rastet kane deshmuar se jane treguar solidare dhe me njerezit e humbur ne te. Tragjedia e femijeve Xheka ben thirrje per nje shtet me social me te ndjeshem ndaj mijera familjeve qe jetojne ne te njejtat kushte per prinderim te pergjegjshem qe i kapercen konfliktet brenda ciftit per nje shoqeri me pak paragjykuese dhe per me shume mundesi punesimi per grate me probleme social-ekonomike qe rrisin ne kushte te mjerueshme femijet e tyre pa asnje ndihme. Pese femije perfshire dhe vogelushen 4-vjecare qe u mbyt ne nje grope uji qe largohen ne nje dite. Ka qene nje jave fatkeqesish qe nisi me permbysjen e autobusit te linjes Tirane-Athine dhe humbjen e 9 jeteve e plagosjen e shume te tjereve per te vijuar me te tjere te vdekur.
Zoti e befte mire