E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria 178 hektare per parkun eolik ne Llogora e Karaburun

Vendimi i fundit

Vendimi i fundit i qeverise qe prek interesat e banoreve te Dukatit u mor ne muajin shtator. Keshilli i Ministrave miratoi nje vendim sipas te cilit ne gadishullin e Karaburunit ne disa pjese te bregdetit te Vlores si dhe ne nje pjese te Parkut Kombetar te Llogorase do te behen shpyllezime per shkak te ndertimit te disa centraleve qe do te prodhojne energji permes eres. Ne vendimin qe pritet te kaloje se shpejti ne Kuvend theksohet se kompania qe do te beje kete investim eshte Enpower Albania dhe siperfaqet qe do te perdoren nga kjo kompani per nxjerrjen e kesaj forme te re te energjise ne vend. Te hiqen nga fondi pyjor dhe kullosor kombetar dhe te cregjistrohen nga zeri kadastral pyje dhe kullota siperfaqet qe do te perdoren nga shoqeria Enpower Albania sh.p.k 10664 hektare fond kullosor qe bejne pjese ne ekonomite kullosore Karaburun Dukat ndash Tragjas - Shashice Shashice - Gumenice Ana e Detit si dhe 0563 hektare fond pyjor qe bejne pjese ne ekonomite pyjore Brinjat e Fushes - Karaburun Kume - Shashice Ana e Detit - Palase parku pyjor kombetar Llogora me siperfaqe te pergjithshme 11227 hektare thuhet ne vendimin e qeverise. Po keshtu vendimi parashikon edhe dhenien ne perdorim te siperfaqeve te fondit pyjor dhe kullosor kombetar prej 24093 hektaresh fond kullosor dhe 1302 hektare fond pyjor te cilat do te perdoren si sheshe te perkohshme per ndertimin e objekteve. Po keshtu ne mbeshtetje te ketij vendimi per perdorim do te jepen edhe 178067 ha fond pyjor i cili do te perdoret per rrjetin rrugor qe do ti duhet kompanise per kete ndertim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›