E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djalin e vetem te shtepise ia dhame deshmor policise

Dhimbja ne familjen e Pajtim Alistafes pas lamtumires se fundit

Djalin e vetem qe kishte ia ka dhene deshmor policise. E kishte edukuar dhe rritur me perkushtim ashtu sic e kujtojne edhe koleget e tij dhe po e pergatiste per dasme por nuk e kishte menduar se Pajtim Alistafaj do ti shkonte ne shtepi i vdekur. Tragjedia ka rene ne familjen e Shaban Alistafajt i cili ka percjelle dje per ne banesen e fundit te birin oficer policie qe u perplas per vdekje nga nje makine me shpejtesi teksa kishte dale kontroll qe te shpetonte jete njerezish nga aksidentet. Edhe pleqte e kane pasur te veshtire te gjejne fjalet e duhura per ta ngushelluar Shabanin teksa renkonte se nuk e donte me jeten dhe ne toke varroste te birin 29-vjecar.

Homazhet

Familjare miq dhe efektive te shumte te Policise se Shtetit por edhe qytetare qe respektojne uniformen blu i dhane dje lamtumiren e fundit nenkomisar Pajtim Alistafajt qe humbi jeten ne krye te detyres. Mes kraheve te ministrit te Brendshem dhe drejtorit te pergjithshem te Policise se Shtetit babane e oficerit nuk e mbanin kembet teksa po e percillte per ne banesen e fundit. Ne ambientet e Shtepise Qendrore te Ushtrise jane zhvilluar homazhet per deshmorin e policise pak para se ai te dergohet ne varrezat e deshmoreve. Perfaqesues te larte te qeverise punonjes dhe drejtues te Policise se Shtetit kolege e miq te te ndjerit te aferm e bashkeqytetare te tij i kane bere nderimet e fundit efektivit i cili dha jeten ne sherbim te komunitetit. Nderimet e fundit i jane bere jo vetem nga zyrtaret por edhe nga koleget e sidomos personat e grupit qe ia drejtonte dy net me pare kur nje makine me shpejtesi e perplasi ne nje postbllok te ngritur ne autostrade jo shume larg kryeqytetit. Pas homazheve te pranishmit u jane drejtuar varrezave te deshmoreve ku kane percjelle per ne banesen e fundit nenkomisar Pajtim Alistafajn. Nje fjalim lamtumire eshte mbajtur nga drejtori i policise rrugore i cili nuk ka mundur te mbaje lotet teksa vleresoi perkushtimin dhe ndjenjen e larte te pergjegjesise qe karakterizonte Pajtim Alistafajn.

Ne banese

Por dhimbja e familjes dhe nderimi i 29-vjecarit ka vijuar me tej ne familjen e tij ku babai nena dy motrat dhe te afermit e tjere prisnin ngushellime nga te gjithe te afermit dhe miqte e Pajtimit. U nis per ne pune por nuk u kthye me. Po prisnim ta martonim por e percollem per ne banesen e fundit. U nis per te shpetuar jete nga aksidentet rrugore por nje makine i mori jeten. Keto dilema nuk do fshihen kurre nga mendja e babait te tij por edhe e shume te afermve te tjere i cili shprehet here pas here se nuk ka ce do me jeten e tij. Ne vend qe te vdisja une me duhet te perballoj vdekjen e djalit jane disa nga fjalet e tij teksa bisedon me te aferm ne shtepine njekateshe qe ndodhet pas Qytetit Studenti ku kjo familje jeton prej shume kohesh. Motrat e qajne vellain dhe mallkojne diten qe i mori jeten atij.

Ne polici...

E teksa punonjesit e policise duhet te punojne me hetimin e kesaj ngjarje te rende ata nuk kane qene ne gjendje te kryejne asnje veprim per shkak te pezmatimit nga humbja e nje tjeter kolegu te tyre. Autori i ketij aksidenti i cili ishte nga i njejti vend me oficerin e policise pavaresisht se nuk njiheshin bashke eshte arrestuar dhe ende nuk di te jape nje pergjigje sesi ka ndodhur. I marre ne pyetje nga oficeri i policise gjyqesore ai ka mundur te thote vecse nuk ka pare asgje dhe se ka degjuar perplasjen pavaresisht se postblloku i policise ishte ngritur ne nje vend te ndricuar dhe tabelat dalluese ishin vendosur sipas rregullave. Ne moment drejtuesi i mjetit nuk ka frenuar fare por vetem disa metra me larg ai ka ndaluar dhe eshte gjetur thuajse i ngrire nga koleget e policit te plagosur rende. Ky i fundit eshte nisur per ne spital por nuk ka mundur te mbijetoje. Nga gushti i vitit 2005 ai kishte filluar pune si punonjes policie ne seksionin e policise kufitare e me pas ka punuar ne strukturat e policise se rendit ne detyra te ndryshme si shef seksioni i policise se rendit komandant grupi prane Komisariatit Nr. 1 specialist i policise ne zone prane Komisariatit Nr. 1 komandant stacioni shef i stacionit te policise ne Qytetin Studenti dhe se fundmi oficer prane njesise per kontrollin e autostradave. Gjate gjithe karrieres se tij ne strukturat e Policise se Shtetit ai eshte shquar per korrektesi ne realizimin e detyrave profesionalizem te larte dhe pune me ndjenje pergjegjesie per garantimin e sigurise dhe per tu ardhur ne ndihme qytetareve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›