E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e EULEX denon me burg kryetarin e Komunes se Ferizaj

Ferizaj 26 nentor 2010 - Kryetari i Komunes se Ferizajt Bajrush Xhemajli eshte shpallur fajtor per aksidentin e 21 majit te vitit 2009 me crast kishte humbur jeten nje person ndersa ishin lenduar disa te tjere.

Xhemajli eshte denuar me dy vjet e gjashte muaj burgim. Atij gjithashtu i ndalohet per tre vjet te vozise automjet.

Por ai nuk eshte ndaluar ne burg derisa te shqyrtohen ankesat e paleve dhe vendimi te behet perfundimtar.

Mexhit Syla avokat mbrojtes ka paralajmeruar se do te bejne ankese kunder ketij vendimi.

Akuza per Xhemajlin

Bajrush Xhemajli akuzohej per vepren penale rrezikim i trafikut publik nga neni 297 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 3 te Kodit Penal te Kosoves.

Xhemajli sipas aktakuzes duke drejtuar veturen e markes Nissan Terrano nuk u eshte permbajtur rregullave te komunikacionit. Me kete rast ne anen e majte fillimisht e godet veturen e markes Volswagen te cilen e drejtonte Ilir Gashi i cili levizte ne shiritin e vet dhe pas ketij kontakti i pandehuri humb kontrollin mbi veturen duke kaluar ndarjen fizike gjithnje duke u bartur kalon ne kahen e kundert duke e goditur me kete rast me anen e djathte automjetin Mercedes te cilin po e drejtonte Labinot Rrustemi.

Si pasoje e kesaj lendime vdekjeprurese ka pesuar ngasesi i automjetit Mercedes Labinot Rrustemi Driton Bytyci ka pesuar lendime te renda pasagjeret Ilir Haziri dhe Bardhita Bytyci po ashtu lendime te renda trupore dhe Vezire Bytyci lendime te lehta trupore. Lendime ka pesuar edhe vete i pandehuri si dhe jane shkaktuar deme te medha materiale. /Express/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›