Vetevendosje mban 20 tubime me qytetare

Prishtine 27 nentor NOA - Ne kuader te zgjerimit te rrjetit te Levizjes Vetevendosje keshillat per Zhvillimin e Qendrave te Levizjes mbajten 20 tubime anekend Kosoves si ne Malisheve Mitrovice Ferizaj Gjilan Peje Kline Shtime Dardane Lipjan Viti si dhe ne Therande.
Para te pranishmeve si ne Terpeze e po ashtu edhe ne Lladroc folen aktivistet Gani Krasniqi Visar Ymeri Afrim Hoti si dhe Behare Sahitaj duke pohuar se Vetevendosje ka vendosur qe te marre pjese ne zgjedhjet parlamentare mirepo jo si zevendesim i metodave te me pashme te veprimit te saj por si shtim i nje metode me synim te njejte.
Ndersa programin politik te Levizjes per zhvillim dhe shtetndertim Bashke eshte e mundshme e ka shpalosur aktivisti Visar Ymeri.
Qytetaret si ne cdo tubim te Levizjes paten mundesi qe te bashkebisedojne ne menyre te hapur me aktivistet duke ardhur ne perfundim se vetem organizimi i fuqishem mund ti sjelle ndryshimet e nevojshme ne te mire te qytetareve.
Nga ana e tij Albin Kurti duke e shpalosur programin politik te Levizjes nder te tjera tha se te gjithe atyre njerezve dhe figurave publike qe mund te vertetohet se jane pasuruar ne kundershtim me ligjin ajo pasuri duhet tu konfiskohet.
Albin Kurti foli edhe per rendesine e sovranitetit duke thene se Pavaresia eshte vetem formale.
Kosova behet funksionale vetem atehere kur te behet tamam shtet sovran tha ai.
Ndersa ne tubimin e dyte Albin Kurti u tha qytetareve se politikat e gabuara dhe te demshme te qeverive te kaluara kane pamundesuar zhvillimin ekonomik dhe per pasoje kane mohuar te drejten elementare te njeriut per pune. Gjate debatit me qytetaret ua arrit perfundimi se vetem organizimi i te pakenaqurve mund ta parandaloi deshperimin kolektiv dhe te kthehet shpresa dhe fuqia per realizimin e programit te Levizjes Vetevendosje.
n.e/NOA