Dilni nga muzete

Jeta eshte tjeter muzeu eshte tjeter. Muzete jane varreza e historise. Jeta eshte e tera ne gjallerine e saj. Ju nuk duhet te pranoni te ndryheni kurre me
Nga Sali Berisha
Buxheti i vitit 2011 eshte me i madhi ne historine e ketij vendi eshte buxheti i nje ekonomie e cila renditet ne 4-5 ekonomite e botes me rritje ekonomike ne kulmin e krizes buxhetin e nje ekonomie e cila shenoi rritjen ekonomike me te madhe ne grupin e vendeve te zhvilluara buxhetin e nje ekonomie qe ka te gjithe potencialin per nje ndryshim te rendesishem cilesor te jetes se qytetareve shqiptare.
Shpreh kenaqesine time se paraqes sot ne kete salle buxhetin kur ketu ndodhen perfaqesuesit e atyre qe votuan per kete qeveri dhe atyre qe votuan kunder kesaj qeverie. Theksoj kete moment se nje vit me pare per ambicie paranojake per pushtet te nje njeriu qe konservon asgje tjeter vecse psikologjinee bllokmenit te ri dhe bunkerit ne te cilin eshte rritur nuk kisha ne kete salle perfaqesuesit e elektoratit qe votoi kunder meje dhe kjo vetem e vetem se ky njeri nuk ka sensin e pendeses por kompleksin e turpit. Ai qe nuk ka sensin e pendeses nuk ka dhe nuk mund te kete vlerat me te vogla te njeriut te qyteteruar.
Kompleksi i turpit eshte nje kompleks qe shtrihet prore ne te gjitha speciet e mamifereve. Por ajo qe e dallon homo sapiens-in e qyteteruar eshte ndjenja e pendeses.
Kam kenaqesine qe sot jeni ne salle dhe nuk ju nxori jashte me nje mesazh sic ben kam sepse cilido te jete qendrimi juaj ndaj meje dhe qeverise sime ju perfaqesoni shqiptaret burra e gra djem e vajza te cilet une i respektoj plotesisht e teresisht. Ju perfaqesoni qytetare per te cilet ky buxhet shkon pa asnje dallim.
Ju perfaqesoni fshatra qytete lagje komuna e bashki ne te cilat ky buxhet do te realizoje financimet dhe projektet me te medha ne historine e tyre. Une uroj qe te cliroheni nga psikologjia e bunkerit ku ju ka ndryre njeriu qe kaloi jeten e tij nga bunkeri i bllokut ne muzeun e Enver Hoxhes njeriu qe kaloi rinine e tij nga bunkeri tek muzeu nga muzeu tek bunkeri dhe vazhdoi serish jeten ne muze.
Dilni nga muzete Jeta eshte tjeter muzeu eshte tjeter. Muzete jane varreza e historise. Jeta eshte e tera ne gjallerine e saj. Ju nuk duhet te pranoni te ndryheni kurre me.
E theksoj kete se nje vit me pare ju nuk votuat nje buxhet i cili per te gjithe femijet e Shqiperise beri qe kete vit ne shkollat e mesme te Shqiperise te ulen per here te pare ne historine e tij mbi 90 perqind e femijeve qe mbaruan klasen e 9-te. Per te rinjte e Shqiperise ky buxhet beri qe per here te pare 70 per qind te tyre qe moren maturen te ulen ne bankat e universiteteve dhe vendi te kaloje standardet europiane.
Buxheti qe ju nuk votuat pasi dikush ju perzuri nga salla ne menyren me paranojave beri qe pensionistet shqiptare ne qytet e fshat kudo qe jane te kene nje pension me te larte. Ky buxhet dyfishoi pensionet per te gjithe pensionistet ne fshat. Ky buxhet vendosi kufirin 100 dollare ne muaj dhe te ardhurat pensionale minimale 112 dollare ne qytetet e vendit.
Ju nuk e votuat ate se nuk ishit ne salle. Ky buxhet rriti pagen mesatare te shqiptareve nga 270 mije leke kater vjet me pare ne 470 mije leke pagen mesatare te mesuesve te femijeve tane nga 230 mije kater vite me pare e rriti ne 460 mije leke pagen mesatare te mjekeve qe kurojne njerezit tane nga 220 mije leke e rriti ne 530 mije leke.
A kishit ju gje me buxhetin Asgje nuk mund te kishit se te gjitha keto jane interesat tuaja aq sa jane edhe te miat dhe te deputeteve te mazhorances. Asgje nuk mund te kishit pervec karriges se atij qe nuk ka interesa te tjera mbi toke vec interesave te pushtetit te tij vec interesave te atij qe ben biznes nga mengjesi deri ne darke me interesat e shqiptareve.
fare ju ndante juve nga ky buxhet i cili perfundoi pothuajse teresisht infrastrukturen e te gjithe Ultesires Bregdetare nga Velipoja ne Ksamil A nuk jane zgjedhesit tuaj ata te cilet perfituan me shume se gjithe te tjeret nga buxheti qe ju nuk e votuat Dhe jo vetem kaq por u angazhuat ne veprimet me absurdet bete cdo gje qe te falimentonin bankat. Ky vend ka nje memorie.
Ju luajtet si Xhaferri me te gjitha kursimet e shqiptareve. Kujtoni konferencat tuaja te shtypit. Por ekonomia dhe sistemi i ketij vendi faktoi se nuk mund te merret peng nga askurrkush. Ne kulmin e protestave kur kryetari juaj ne krize te perjetshme ne krize dhe i pashprese rrinte dite e nate para selise se kryeministrise i cova nje mesazh - harroje se behesh kryeminister duke ndenjur para deres sime.
Ju them keto se pavaresisht se ka 2-3 avokate te tij ketu jam i bindur se ne ndergjegjen tuaj. Nje dite ju thote mocion per kryetaren e Kuvendit pas tre oresh terhiqet e ju thote jo mocion per kryetaren e Kuvendit nje dite ju thote kutite diten tjeter ju thote poshte kutite dhe te gjitha keto jua ben juve jo neve sepse ne kemi nje qendrim institucional ligjor. Por serish ndjejme keqardhje per te gjitha keto. Ashtu sic ju trajton ai juve edhe Enver Hoxha do ta kishte lakmi.
Te gjitha keto jane pjese thelbesore e buxhetit sepse ju nuk e votuat buxhetin. Po ka lidhje thelbesore me te sepse te pakten le te sherbeje gabimi qe bete per te votuar kete buxhet le te deshmoni pendesen per te votuar buxhetin qe paraqes sot buxhetin me te madh ne historine e vendit buxhetin nje ekonomie solide e nje ekonomie e cila shenon rritje te eksporteve 60 perqind sa asnje ekonomi tjeter.
Absolutisht po zoteri se sigurisht po te hysh ne poker gjithe diten e ke mendjen ne poker degjon veten lady Gaga Poker Face. Keto jane vetem nje thirrje ndaj jush te votoni kete buxhet i cili fund e krye i perkushtohet qytetarit shqiptar.
Ky buxhet synon qe krahas portofolit familjar ti ofroje cdo qytetari nje portofol te dyte kete per femijet e tij ne menyre qe ata te shkollohen me mire se kurre. Ndaj dhe ky buxhet ka rritur ne menyre thelbesore investimet per arsimin per shkollen. Ky buxhet shenon nje rritje 8 perqind per shkollimin e vogelusheve te rinjve e te rejave te Shqiperise.
Kjo rritje do te perdoret per rikonstruksionin e qindra shkollave te reja per rritjen e metejshme te rrogave te mesueseve dhe mesuesve te vendit nje rritje qe vetem pak muaj me pare kryetari juaj do ta quante kriminale. Nuk ka asgje me te semure me te papranueshme se te konsiderosh rritjen e rrogave dhe pensioneve kriminale por ju siguroj se rrogat e mesuesve do te rriten ndjeshem.
Ky buxhet eshte per cdo qytetar shqiptar per shendetin e tij. Ndaj buxheti rrit ne 14 perqind shpenzimet per shendetin e tyre. Une e kuptoj qytetaret shqiptare ende nuk kane sherbimin mjekesor qe meritojne por sot ata i kane 10 here me te medha mundesite e kujdesit shendetesor sesa i kishin 6 vjet me pare. Une e kuptoj se serish qytetaret shqiptare ndjejne lendime por sot reforma e shendetesise ka dhene e po jep efektet e saj gjithnje e me te medha se pari ne luften kunder korrupsionit se dyti ne rritjen e cilesise se sherbimeve.
Shqiperia me gjithe problemet qe ka eshte absolutisht nje Shqiperi tjeter nga ajo qe mendojme ne. Dua te informoj qytetaret shqiptare se vitin e kaluar sipas organizatave nderkombetare vdekshmeria amtare ne kete vend ishte zero dhe kjo eshte ne meriten me te madhe te nenave e motrave shqiptare por edhe te sistemit shendetesor shqiptar te aksesit te plote e kujdesit total per nenat shtatzena. Kete vit kemi shenuar nje renie te ndjeshme te vdekshmerise foshnjore dhe ecim te sigurt drejt standardeve europaine te kesaj vdekshmerie. Kete vit Shqiperia serish la mbrapa nje seri vendesh ne treguesit e zhvillimit te saj njerezor nje nga treguesit me cilesor dhe u rendit e 64-ta. Kjo vetem e vetem ne saje te nderhyrjeve se fuqishme ne sistemin arsimor e shendetesor dhe ju garantoj se keto jane te dhenat e vitit 2008 sepse pas nje perllogaritjeje te bere ne vitin 2010 Shqiperia do te jete shume me perpara. Pra ky buxhet i perkushtohet shendetit te qytetareve shqiptare te cilet do te kene mbeshtetje te fuqishme per nje sherbim cilesor shume me te mire per avancimin e reformes ne shendetesi ne te gjithe qelizat e ketij sistemi per teknologjite me te mira e te avancuara per spitalet me moderne qe do te ndertohen e rindertohen ne nje seri rrethesh te vendit nga Tirana dhe rrethe te tjera.
Buxheti me i madh ne historine e vendit eshte buxheti i te moshuarve tane i mbi gjysme milion pensionisteve. Ne nje kohe kur pensionet ne Europe po njohin shkurtime deri ne 30-40 perqind kur vende te tjera po i ngrijne ato Shqiperia ka vendosur te realizoje rritjen me te madhe te pensioneve ne vitin 2011 ne te gjithe Europen.
Nuk do te gjeni nje vend tjeter qe rrit me 10 perqind pensionet ne fshat dhe me 5 perqind pensionet ne qytet ne mesatare e saj madje shumica e vendeve per shkak te krizes nuk bejne as indeksimin. Por kjo qeveri do ta beje dhe e ben e sigurt kete rritje sic beri vitin e kaluar dhe cdo vit rresht sepse te nderuar zoterinj te ardhurat e ketij viti i tejkalojne ato te vitit te kaluar me gjithe veshtiresite me 160 milione dollare.
Por matematika e Ramiz Alise ju ka lene ne klase ndaj hiqeni ate matematike nga axhenda. Ajo ka lindur ketu. Ne kete salle kemi qene 20 vjet me pare kur behej matematika e Ramiz Alise matematika e mashtrimit. Ndaj hiqni dore prej saj Ky buxhet bazohet ne termat me reale. Ndryshe me thoni si ndodhi qe tregjet me te ndjeshme te te gjitha tregjeve tregjet me instiktive per deficion me te trembura se te gjitha tregjet e tjera tregjet financiare blene bonot e kesaj qeverie me nje norme me te favorshme se te disa vendeve te eurozones me te favorshme se te gjitha vendeve te rajonit.
Mendoni se kjo ishte gje tjeter pervecse besim i plote tek dinamizmi dhe vitaliteti i ekonomise shqiptare natyrisht edhe i kredencialeve te qeverise. Pra ky eshte buxheti i pensionisteve shqiptare te cilet do te kene nje rritje direkt te pensioneve 10 perqind ne fshat mesatarisht 5 perqind sipas shkalleve ne qytet.
Buxheti 2011 eshte buxheti i fermereve te Shqiperise i sklleverve te socializmit i sklleverve me te vuajtur te atij sistemi. Pervec rritjes 10 perqind te pensioneve kam kenaqesi te informoj se investimet ne fshat ne shkolla kanalizime ujesjelles rruge frutikulture tregje jane 650 milione dollare investimet me te medha ne historine e vendit. Zhvillimi i qendrueshem rural eshte politika konstante e kesaj qeverie.
Ne fshatrat e Shqiperise do te asfaltohen rreth 2 mije kilometra rruge. Ne fshatrat e Shqiperise do te ndertohen mbi 300 ujesjelles do te rikonstruktohen e ndertohen qindra shkolla dhe qendra shendetesore te reja do te ndertohen qindra kilometra kanalizime. Politika e kesaj qeverie per ti bere ato te llamburitin si lagjet e qytetit cdo dite po behet e do te behet realitet.
Kam kenaqesine e madhe se sot jane me dhjetera e dhjetera komuna teresisht te asfaltuara sikunder ju informoj zoterinj deputete se jane 91 komuna te palidhura me rruge te asfaltuara me akset rrugore kombetare 45 prej te cilave nga Lekbibaj ne Bogove ne te gjithe territorin e vendit me kete buxhet do te lidhen me akset kombetare. Kudo ku jetojne shqiptaret do te ndryshoje jeta e tyre.
Shqiperia po ndryshon cdo dite. Mjere ata qe kane sy dhe nuk e shikojne. Te mos kesh sy je i falur por kur ke sy e nuk e shikon denon veten tende. Realiteti eshte i pameshire. Ndaj edhe ky buxhet eshte i projekteve me te medha kombetare ne fushen e bujqesise i ullirit dhe jo i kumbullave te kuqe.
Nje dite degjoja nje komentator ekspert i bujqesise teksa deklaronte se duheshin 100 vjet per te mbjelle 20 milione rrenje ullinj. Une them se e kishte gabim me ritmet e socializmit duhen 200 vjet me ritmet e lirise 4 vjet plotesojne 20 milione rrenje. Ju ftoj ju deputete e agronome te te dy kraheve politike te vini pas meje ne inaugurimet e impianteve te medha te kultivareve te ullirit.
Ju ftoj te shkoni ne zonat nga keni ardhur dhe do te gjeni se ne dy vjet Shkodra ka mbjelle ullinj me shume se ne 50 vjet se Berati ne dy vjet ka mbjelle ullinj se ne 70 vjet do te gjeni se ju vuani nga ethja e kryetarit ndersa fermeret e ultesires vuajne nga ethja e ullirit. Ethen e kryetarit nuk ua qetesoj une megjithese edhe ate do jua qetesoj absolutisht do tju shpetoj prej saj.
Te nderuar zoterinj ky projekt po ecen me shpejtesine me te madhe e te paimagjinueshme. Krahas ketij projekti projekti i ri i arres geshtenjes lajthise bajames e sheges do te filloje me shpejtesi. Dua te bej nje dallim. Une e kam fjalen per shegen qe po ti heqesh levozhgen nuk nxjerr pallatin por frytin me te shijshem. Koincidenca eshte koincidence nuk kam pse ta shmang por bera dallimin midis jush. Une ju garantoj se sot ju e merrni me te njejtin humor sic moret projektin e shtrirjes se internetit ne cdo shkolle kater vjet me pare por zbatimi i te cilit e ka ngjitur Shqiperine ne catine e Europes per shtrirjen e internetit ne shkolla.
Pas 4 vitesh ky vend do te kene me dhjetera milione rrenje te reja nga keto drure frutore. Ne kete projekt qendron nje nga potencialet me te medha te bujqesise shqiptare. Nje gjeograf i famshem ka shkruar se po te hekurosje malet e Shqiperise do te nxirrje nje gjysme Kanadaje.
Imagjinoni se si do te ishin luginat e tyre me keta drure frutore te percaktuar nga Bashkimi Europian si destinacioni me kryesor i Shqiperise. Ndaj po ju kerkoj te shkoni ne zonat tuaja elektorale te uleni me fermeret ti nxisni ti inkurajoni qe te mbjellin keta drure frutore te aplikojne qe te marrin grante per to. Qeveria ime do te subvencionoje cdo rrenje qe ata do te mbjellin ne interesin e familjeve te tyre.
Interesi i familjeve te tyre prosperiteti i tyre eshte interesi i shoqerise shqiptare ndaj mos i merrni thjesht keto projekte por ti marrim me seriozitetin me te madh ti nxisim fermeret dhe ta vini qeverine para pergjegjesive te plota nese ajo nuk pergjigjet me buxhetin e saj. Kjo eshte detyra jone. Shqiperia do te behet nje nga prodhuesit kryesore ne rajon dhe me gjere te ketyre frutave.
Buxheti eshte i fermerit shqiptar sepse ky buxhet do te mbeshtese fuqishem industrine perpunuese te prodhimeve shqiptare prodhimeve me te shijshme qe mund te behen. Ky buxhet do te hedhe hapat e medhenj e te fuqishem te prodhimeve BIO dhe une ju garantoj se prodhimet BIO do te behen dora-dores drejtim kryesor i bujqesise shqiptare. Vendi ka nevoje per vizion ju i ofroni kuti. Ne ju ofrojme horizont per tu kapur. Ky eshte qendrimi yne. Ky eshte dallimi yne.
Buxheti eshte i fermereve shqiptare sepse ata kane te drejte te kerkojne qe te jetojne si zoterinj ne shtepine e tyre me rruge te asfaltuara me uje dhe drita dhe ne do ti bejme te gjitha keto. Ndaj buxheti ka percaktimin me te madh ne historine e vendit drejt fshatit 650 milion te marra se bashku. Jam angazhuar se ne krye te kater viteve investimet ne fshat te cilat 4 vitet qe shkuan ishin 1.4 miliard dollare do te dyfishohen. Ketij zotimi i qendrojme fuqishem me kete buxhet.
Ky eshte buxheti i punonjesve te Shqiperise. Kjo administrate eshte nje pasuri e madhe kombetare nje pasuri e vertete kombetare e cila me aftesimin e vazhdueshem te saj e ka bere Shqiperine vendin e suksesit te vertete te reformave. Do te rriten ndjeshem rrogat ne te gjithe sektoret. Une e kuptoj qe kjo ju lendon por nuk keni te drejte qe te shpallni se kjo behet per qendrime elektorale sepse ato u ngriten ne prill te vitit 2009 dhe thate se e beni per qellime elektorale.
Dhe kur u realizua dhe ne prill te vitit 2010 e shpallet kriminale dhe tani do ta quani prape elektorale por gaboni. Sa te jete ne pushtet Sali Berisha qytetaret shqiptare do te kene rritje rrogash dhe pensionesh. Buxheti eshte i te gjithe punonjesve te kesaj administrate prinderve dhe femijeve te tyre te cilet pas 1 korrikut do te kene nje buxhet familjar do te kene ne portofolin e ne kontot e tyre nje buxhet me te madh se kurre me pare.
Buxheti do te jete buxheti i turisteve te Shqiperise. Nje nga zhvillimet me te medha me historike eshte zhvillimi i turizmit ne keto 6 vjet. Nga 300 mije vizitore qe vinin ne kete vend sot vijne 3.5 milion. Kam kenaqesine e madhe tju informoj se brenda tre-kater muajve kemi asfaltuar cdo kilometer rruge qe zbret nga akset kombetare drejt brigjeve te detit nga Velipoja ne Ksamil dhe ne total jane rreth 300 kilometra rruge.
Kam kenaqesine tju informoj se do te financohen 14 impiantet e Ultesires Bregdetare per perpunimin e ujerave te zeza ne menyre qe brigjet e Shqiperise te jene ne brigjet me te pastra te rajonit. Tirana perben nje problem se per fat te keq ndotesi kryesor drejt detit prape eshte Tirana dhe megjithese kjo qeveri i ka siguruar bashkise se Tiranes vetem kredi japoneze per ujerat e zeza dhe kanalizimet 110 milione dollare ajo nuk ecen se nuk e lene lepujt. Problemin ju e keni tek lepuri.
Ky buxhet shkon per turizmin por jo vetem per turizem bregdetar. Kete vit qeveria jone kap majat. Maja e pare qe kapim eshte ajupi.
Duhet te keni parasysh nje gje. Ne qofte se kryetari i kesaj force politike e kaloi femijerine e tij duke kaluar nga nje maje ne tjetren kryetari juaj e kaloi duke kaluar nga nje bunker ne tjetrin. Pasioni im per majat eshte i papermbajtshem. Do te shkojme ne ajup do te ecim drejt Bogoves per te kapur Tomorin.
Ne do ta kapim malin frymezues. Po ecim drejt Dhemblese po ecim drejt Mokres do te ecim drejt thellesive te Gramshit per te bere te njohura bukurite e tyre po ecim drejt Korabit po asfaltojme rrugen drejt Valbones drejt Thethit drejt Shishtavecit dhe te gjitha drejtimeve.
Une ju garantoj ju se ne keto tre vjet nuk do te kete lugine malore apo lugine turistike qe nuk do te kapet nga infrastruktura e re. Keshtu na qeshnit ju edhe per internetin i cili ka pasur nje nivel penetrimi per te ardhur keq per te cilin kur me pyesnin skuqesha para se te flisja nivel vetem prej 48 . Duhet te ndiheni krenar se sot po i afrohet 80 penetrimi i internetit dhe ju garantoj se ne tre vjet do te dale mbi mesataren evropiane dhe ju garantoj se ne tre vjet penetrimi i internetit per hir te rinise shqiptare do te arrije ne nivelet me te larta ne bote.
Ky eshte buxheti dhe ky eshte vizioni. Per tu zhvilluar duhet te kesh para por duhet te kesh edhe vizion. Parate i kemi vizionin e kemi. Ky buxhet eshte buxheti i Shqiperise europiane. Une e kam deklaruar se cfare eshte Shqiperia evropiane. Shqiperia evropiane nuk eshte nje Shqiperi eterike as Shqiperi ideale.
Shqiperia evropiane eshte Shqiperia e rrugeve te asfaltuara e shkollave te reja e resorteve turistike eshte Shqiperia e ujesjellesve e kanalizimeve e prodhimeve BIO eshte Shqiperia e shkollimit me te mire e standardeve te kujdesit shendetesor ndaj dhe po ecim drejt saj shume te sigurt.
Buxheti eshte buxheti i guximit duhet ta pranoj kete por duhet tu them se ne qofte se kam humbur ndonjehere ndonje beteje ne jeten time kam humbur vetem kur me ka rene guximi. Nuk mund te them gje tjeter vecse guximi eshte celesi i fitores. Guxuam per te dale ne tregjet financiare europiane ne nje kohe kur rrebeshi vertitej nga nje vend ne nje vend tjeter te Eurozones.
U vleresuam shume me mire se ata qe ishin klasifikuar dy apo tre here me lart se sa ne. Serish vitin e ardhshem ne do te paraqitemi ne tregjet europiane. Do te zbatojme pike per pike projektin tone. Buxheti eshte projekti i endrrave shekullore. Me thoni se cili qytetar korcar pogradecar i Librazhdit i Elbasanit i Dumrese nuk ka uruar kur ka ardhur rreze maleve te Kerrabes sikur te kishte nje tunel dhe te mos ngjitej maje me maje per te ardhur deri ne Tirane.
Pra kjo enderr e kahershme nis kthimin e saj ne realitet. Po zoterinj do te filloje tuneli autostrada Tirane-Elbasan. Tenderi dhe prokurimi do te behen brenda ketij viti me mbeshtetjen e fuqishme te ketij buxheti. Tuneli i Elbasanit dhe autostrada Tirane-Elbasan eshte perparesia absolute e qeverise sime. Do te ecet drejt Bushtit te Jugut.
Ata qe perdorin Beratin si arene rivalitetesh politike do te kuptojne se qytetaret e Beratit kane interesa krejtesisht te tjera. Nuk kane interes pallatin e Fidelit. Ato jane interesa te kryetarit. Qytetaret e beratit kane boshtin e jugut interes jetik sepse qyteti i tyre mijeravjecar nuk mundet kurre te qendroje sic eshte por do te shnderrohet ne nje qender te fuqishme te trafikut ne te cilen do te vershojne qindra e mijera turiste ne te kater anet e vendit si nga Tirana po ashtu dhe ata qe vijne nga Saranda e Gjirokastra per te pare thesaret perrallore te ketij qyteti nga me te vjetrit. 2500 vjecar thote historia por nuk ka garanci se mund te jete edhe me i vjeter.
Pra buxheti 2011 eshte buxheti i akseve te medha. Ka individe te cilet nga zyra e mashtrimit marrin udhezime per te shperndare thashetheme. U deklarojne matjaneve dhe dibraneve se tek Ura e Vashes mbaron rruga e Arbrit. Une jam ketu per tu dhene fjalen qytetareve te Matit dhe te Dibres se rruga e Arbrit do te perfundoje ne shkallen e Tujanit. RrugaeArbrit do te vazhdoje ndertimin me vendosmerine me te madhe dhe po perfundon teresisht projekti per qafen e Murrizit dhe se rruga do te vazhdoje ne menyre te pandalshme sepse rruga e Arbrit eshte rruga e dyte e Kombit dhe se nuk do te kete asnje lloj pengese.
Pasioni im per kombin ka qene dhe mbetet pasioni i pare. Ne qofte se njeriu analizon konstelacionin e idealeve me i shenjti eshte kombetari. Ketu qendron dhe motivi dhe forca pse ndertuam ne rrugen e kombit dhe pse do te ndertojme ne rrugen e dyte te kombit. Fatmiresisht ky ideal eshte sot ideal europian eshte force frymezuese e udhezuese.
Keshtu qe tek ky buxhet gjeni motivin per ta votuar. A mund te votoni ju kunder rruges se dyte te kombit A mund te votoni kunder autostrades se Elbasanit fare do i thoni ju qytetareve te Elbasanit ne rast se nuk votoni buxhetin cfare do u thoni ju qytetareve shqiptare ne Mat Diber te Madhe Tetove e kudo ne qofte se nuk votoni buxhetin.
Nuk mund te paraqiteni ashtu si kunder nuk jeni sepse une kam besim ne atdhetarine tuaj. Ne qofte se nje njeri perpiqet me cdo kusht per interesa te veta te neperkembe interesat e qytetareve shqiptare ai e ka bere te qarte kete qendrim por juve ju takon te mbroni interesat e qytetareve shqiptare ne kete salle.
Ndaj thirrja ime eshte ta votoni buxhetin. Ju menduat se une e fillova fjalimin tim per politike duke thene se munguat vitin e kaluar. E fillova per tu bere thirrje qe kete radhe ta votoni kete buxhet ta ndiqni dhe monitoroni kete buxhet qindarke per qindarke dhe kjo eshte detyra juaj te qendroni si garant te zbatimit te tij te perpikte si garant te transparences se plote te perdorimit te tij te qendroni si garant te orientimit te tij ne perparesite me madhore.
Ky eshte morali i opozites dhe kete pret shoqeria shqiptare. shte e vertete se buxheti kalon edhe me votat e mazhorances por ka nje ligj ka nje moral ndaj dhe ju ftoj te nderuar deputete te votoni kete buxhet per tu bere me voten tuaj bashkautore ne buxhetin me te madh qe ka njohur vendi ne historine e tij ne buxhetin qe ne harkun kohor 1 vjecar do te sjelle transformimet me te medha se cdo buxhet tjeter.
FUND - Fjala e mbajtur ne Parlament per prezantimin e Buxhetit te Shtetit 2011