E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Elbasanit, le ne arrest shtepie prokurorin Plepi

Prokurori Aleksander Plepi mbetet me masen e sigurise se "arrestit shtepiak". Gjykata e Elbasanit ka lene ne fuqi nje vendim te Gjykates se Tiranes lidhur me perfaqesuesin e akuzes se kryeqytetit, qe u akuzua per korrupsion. Pasi eshte njohur me ceshtjen, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Sulejman Kurti, ka vleresuar dje si te ligjshem masen e sigurise se arrestit te dhene dite me pare. Aleksander Plepi u akuzua se tentoi te ndermjetesoje tek bashkeshortja gjyqtare, per te ndikuar ne masen e denimit te Besnik Brakes, i dyshuar si trafikant droge, kundrejt ryshfetit 50 mije euro. Pas investigimit nga strukturat e posacme te Krimit te Organizuar, Aleksander Plepi perfundoi ne duart e kolegeve te tij. Gjykata e Tiranes dha masen e sigurise se arrestit shtepiak, deri ne perfundim te hetimeve. Por per te shmangur paanshmerine dhe konfliktet e interesit, ceshtja iu delegua per kompetence Gjykates se Elbasanit. Aleksander Plepi hetohet per akuzen e "ushtrimit te ndikimit te paligjshem tek personat qe ushtrojne funksione publike".

F. S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›