Lushnje, i moshuari tenton veteflijimin me litar
Lushnje- Nje 60-vjecar tenton veteflijimin, nepermjet vetevarjes ne litar prane shtepise se tij. Ngjarja ka ndodhur dje rreth ores 15:00 ne fshatin Golem te Lushnjes, ndersa Shefqet C., perfundoi ne spital ne gjendje te rende shendetesore. Burime zyrtare konfirmuan lajmin dhe bene me dije se i moshuari vuante prej kohesh nga nje gjendje depresive, qe mendohet se ka qene edhe shkaku i aktit te ndermarre. Sipas hetimeve te kryera, pasi ka drekuar me familjaret, Shefqet C., ka dale nga banesa. Por vonesa eshte hasur nga familjaret qe e kane kerkuar gjithandej, derisa e gjeten te varur ne pemen pas shtepise. Menjehere ata i kane prere litarin qe ishte perdorur nga i moshuari, duke e derguar ne spitalin e Lushnjes. Mjeket i kane dhene ndihmen e pare mjekesore 60-vjecarit, por sipas tyre gjendja shendetesore eshte kritike per jeten. Ne vendngjarje shkoi nje grup hetimor qe mori dhe deshmine e te afermve. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se Shefqet C., vuante nga depresioni.
Xh. Beharaj
Xh. Beharaj