Makina ne humnere, nje vdes, tjetri plagoset
Shkoder-Nje person i vdekur dhe nje i plagosur, ka qene bilanci i nje aksidenti te rende automobilistik, i cili ka ndodhur gjate oreve te para te mengjesit te djeshem ne aksin rrugore Shkoder-Puke. Sipas te dhenave paraprake nga vendi i ngjarjes, aksidenti ka ndodhur ne vendin e quajtur Qafa e Qelit, dhe arsyeja kryesore mendohet te jete prania e shtresave te akullit ne rruge, qe e kane derguar mjetin ne nje humnere 300 metra te thelle. Personat qe kane pare ngjarjen njoftuan policine vendore dhe me pas i dhane ndihmen te demtuarve. Burime te policise thane se makina tip "fuoristrade" me targa te huaja dhe ngjyre te kuqe ka rene shume metra poshte dhe prej andej nxoren dy te rinj, te moshave 25-30 vjec, njeri prej te cileve i pajete. Nje prej personave qe ishte pasagjer, gjendet ne situate kritike ne spitalin e Shkodres, si pasoje e plageve te marra.