"Gjyqtaret te rrezikuar nga krimi"
Gjyqtaret jane te kercenuar dhe te pasigurt per jeten, ndersa ndaj tyre ekziston nje fryme armiqesore. Nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise beri dje kete deklarate gjate analizes vjetore ne Gjykatat e Elbasanit dhe te Korces. Kreshnik Spahiu kerkoi qe per togat e zeza, te kete ambiente te mjaftueshme per te dhene vendime dhe jo hapesira qe i ngjajne kioskave te tregtareve. Ai permendi precedentin e atentatit ndaj gjyqtarit te Gjykates se Larte, Ardian Nuni, si fakt te klimes armiqesore ndaj togave te zeza, ndersa krimi ka mbetur me autor anonim. Spahiu i cilesoi pagat e gjyqtareve si qesharake, kundrejt rrezikut qe u kanoset.
Elbasan
Nenkryetari i KLD-se, Kreshnik Spahiu, u shpreh dje ne Elbasan se, "fatkeqesisht ne shume gjykata te nivelit te pare, por edhe te niveleve te tjera ne shkalle vendi, mungon infrastruktura e nevojshme per zhvillimin e proceseve gjyqesore".
"Mjafton te kujtoj atentatin ndaj gjyqtarit te Gjykates se Larte ne Tirane dhe mendo se cfare mund te ndodhe ne rrethe", nenvizoi Spahiu. Duke u ndalur konkretisht ne Elbasan ai pohoi se gjyqtaret e kesaj gjykate punojne ne kushte te veshtira. "Edhe ne Elbasan kemi mbipopullim te gjyqtareve neper zyra. Godina e Gjykates se Elbasanit ndodhet ne kushte skandaloze dhe nuk eshte ne dinjitetin e ligjit, qe proceset te zhvillohen ne ambiente te tilla. Shpesh gjyqtaret i zhvillojne gjyqet ne dhoma te cilat rrezikojne te asfiksojne palet. Kjo gjendje pasqyrohet me tej ne seriozitetin e punes", konstatoi ai. Kreshnik Spahiu eshte ndalur ne menyre te vecante ne dhenien e masave te denimit nga gjyqtaret dhe ne zbatimin e ligjit nga ana e tyre. Ai u shpreh se ne mjaft raste eshte konstatuar dhenia e denimeve te uleta per vepra te renda penale dhe dhenia e denimeve te renda, per vepra te lehta penale. Mendimit te nenkryetarit Spahiu, i eshte bashkuar edhe drejtuesi i Prokurorise se Elbasanit Elvin Gokaj, i cili u shpreh se prokuroret dhe ai kane konstatuar shpesh raste te kesaj natyre.
Korce
Nenkryetari i KLD-se, Kreshnik Spahiu, deklaroi ne analizen e Gjykates se Korces se, ekziston nje klime jo shume miqesore ndaj pushtetit gjyqesor. "Jane krijuar situata shume te renda, qe shpesh kane mbetur pa autor dhe qe jane precedente te rrezikshem per punen e gjyqesorit", tha numri dy i KLD-se. Spahiu ka terhequr vemendjen per respektimin e etikes dhe solemnitetit nga ana e gjyqtareve, qe sipas tij, do t'i beje ata te besueshem dhe autoritare. Ai vuri ne dukje kushtet e veshtira ne te cilat jane te detyruar te punojne gjyqtaret. "Ne shumicen e gjykatave te vendit, nuk ka salla per zhvillimin e seancave, por vetem disa zyra te vogla dhe te papershtatshme", perfundoi Spahiu, duke vene ne dukje se edhe pagat e gjyqtareve jane qesharake.