Ina Rama, del ne mbrojtje te prokuroreve te Shkodres
Shkoder- Kryeprokurorja Ina Rama, kerkon qe institucioni qe drejton te mos sulmohet per shkeljet ligjore apo per korrupsion. Duke marre shkas nga konflikti me i fundit mes Gjykates se Shkalles se Pare ne Shkoder dhe Prokurorise se Rrethit per vendimet e dhena, numri nje i akuzes ka qene dje prezent, ne analizen vjetore te organit te akuzes ne Qarkun e Shkodres. Analiza eshte zhvilluar me dyer te mbyllura dhe ka zgjatur per gati dy ore. Burime nga organi i akuzes bene me dije se mbledhja ka kaluar me debate konstruktive dhe ajo qe ra ne sy ishte deklarata e kryeprokurores Ina Rama, per mbrojtjen e prokuroreve ne punen e tyre. "Prokuroria nuk duhet te sulmohet per punen e saj, apo te etiketohet si e korruptuar dhe shkelese e ligjit", mesohet te jete shprehur numri nje i organit qendror te akuzes gjate fjales se saj. Edhe vete prokuroret jane shprehur te te njejtit mendim, duke hedhur poshte akuzat e Gjykates se Shkodres se vendimet e kerkuara per te dyshuarit kane qene me te lehta dhe se jane kthyer ne Shkallen e Pare. Rama kerkoi qe vartesit e saj te jene me objektiv gjate ketij viti, te mos zvarrisin ceshtjet dhe te bashkepunojne me institucionet e tjera, Polici-Gjykate. Dy dite me pare Ina Rama, mori pjese edhe ne analizen vjetore te Prokurorise se Lacit, por ashtu sikurse dhe ne Shkoder, mbledhja eshte zhvilluar me dyer te mbyllura.
R.Llazari
R.Llazari