Gjykata e Fierit arrest me burg, gruas që dogji me vaj burrin
FIER- Gjykata e Shkallës së Parë në Fier ka dhënë masën e sigurisë “Burg pa afat” për 55 vjecaren Dallendyshe Kasa, e cila pak ditë më parë vrau bashkëshortin e saj.
Seanca për dhënien e masës së sigurisë është zhvilluar mesditën e sotme, duke e lënë në burg autoren e një prej vrasjeve më të bujshme të periudhës së fundit.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 14 korrikut në banesën e ciftit Kasa në lagjen “11 janari” në qytetin e Fierit. Pas një sherri me konfrontime fizike, për probleme ekonomike 55-vjecarja Dallëndyshe Kasa dogji me vaj të nxehtë bashkëshortin e saj, 62- vjecarin Xhelo Kasa, një ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)