E Diel, 1 Nëntor 2026

Ulet polica e sigurimit. Terhiqet shteti vendosin privatet

Qeveria i le dorë të lirë kompanive të sigurimeve të caktojnë vetë  tarifat e siguracioneve për  makinat. Ndonëse prej vitesh ekziston një çmim shtetëror dysheme për policat e sigurimeve, de fakto  kompanitë aplikojnë tarifa më të ulta duke rrezikuar rëndom fondin rezervë që shkon për dëmshpërblimet e drejtuesve në rast aksidentesh. Për këtë arsye Autoriteti i Mbykqyrjes Financiare, është dorëzuar duke liberalizuar tregun.

“Aktualisht në tregun e sigurimeve të detyrueshme në sektorin e transportit duhet të aplikohen tarifat e miratuara nga autoriteti, porn ë fakt aplikohen tarifa të cilat janë më të ulta edhe pse si raportim nga AMF-ja dalin të aplikuara tarifat e miratuara nga ky autoritet. Pra, de fakto tarifat janë liberalizuara. Për këtë shkak propozohet dhe liberalizimi I këtyre tarifave të sigurimit me qëllim shmangien e informalitetit dhe vendosjen e shoqërive të sigurimit në kushte të barabarta konkurence ”- thotë Rudina Karamuço, specialiste në Drejtorinë Juridike në Ministrinë e Financave.

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare është institucioni rregullator i tregut të sigurimeve. Megjithatë sipas minisitrisë së Financave shpesh ky organ është i pafuqishëm kundrejt shkelësve.

“Më shumë se tre apo katër herë Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka raportuar që ka pasur raste të mosbatimit dhe në fakt dhe të moskapjes nga ana e këtij Autoriteti të ktyre shkeljeve të këtyre rregullave”- tha Karamuço.

Pavarësisht liberalizmit të tarifave shoqëritë e sigurimit janë të detyruara të krijojnë rezerva teknike për dëmshmpërblimet jo më të ulta se niveli i përcaktuar nga autoriteti.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›