Kujdes nga vapa Shendetesia nis fushaten
Temperaturat e larta të cilat pritet që të na shoqërojnë edhe gjatë muajit gusht fatmirësisht deri tani nuk kanë shënuar viktima apo epedimi. Megjithatë virozat apo intoksikacionet nga ushqimet nuk kanë munguar. Në këto kushte autoritetet e shëndetësisë kanë shtuar edhe më tepër masat për të shmangur në popullatë problemet që shkakton vapa. Në Tiranë sapo ka nisur një fushatë e cila synon këshillimin e qytetarëve nga mjekët rreth rregullave që duhet të ndjekin për të shmangur problemet shëndetësore.
“Themeli i gjithë çështjes është dhënia e informacionit të bollshëm dhe të pafund sepse shpeshherë shumë ngjarje edhe të rënda ndodhin për shkak të mospasjes së informacionit”- tha ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili.
“Çdo ditë do jepen këshilla, do shpërndahen material promocionuese për mënyrën e të ushqyerit, këshilla për konsumin e lëngjeve sa më shumë në këtë periudhë të nxehtë, këshilla për kujdesin ndaj fëmijëve, këshilla për konsumin e akullores për të minimizuar numrin epersonave që mund të kenë helmime ushqimore, për të ulur numrin e personave që mund të kenë goditje apo djegie nga dielli”- sqaroi mjekja Desava Sulce.
Në stinën e verës ato që janë më problematike për të gjitha grupmoshat e në veçanti për moshat pediatrike janë virozat. Edhe këtë vit pranë QSUT shënohen me dhjetra e dhjetra raste fëmijësh në ditë të cilët kanë nevojë për ndihmën e specializuar të mjekëve, ndërkohë që fluks pacientësh ka dhe pranë spitalit infektiv, si pasojë e helmimeve nga ushqimet.
Edlira Sulejmani