E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinton kërkon nga Bjellorusia lirimin e të burgosurve politikë

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton ka kërkuar nga Bjellorusia që të lirojë të burgosurit politikë. Në të kundërtën, ajo ka thënë se ky vend do të vazhdojë të përballet me sanksione ekonomike dhe ndalesa në udhëtim për anëtarët e qeverisë së presidentit, Aleksandër Lukashenko.

“Ne kujtojmë se ky ka qenë një vit jashtëzakonisht i vështirë për njerëzit në Bjellorusi”, u ka thënë Klinton shtatë aktivistëve bjellorusë që i takoi në Lituani, ndërsa po merrte pjesë në një takim të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Ajo tregoi se është e vetëdijshme se çdo ditë ndodhë ndonjë arrestim apo dhunë kundër shoqërisë civile dhe medias, por që, sipas saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të kërkojnë lirimin e të të gjithë të burgosurve politikë.

Autoritetet bjelloruse ndoqën aktivistët opozitarë pas protestave masive të vitit të kaluar kundër Lukoshenkos, pas rizgjedhjes së tij për një mandat të katërt, në një votim të cilësuar si manipulues nga kundërshtarët e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›