Mbytet në lumë 12-vjeçarja, polumbarët ndërpresin kërkimet
Përpjekjet për të kaluar në urën e improvizuar me dërrasa i ka kushtuar jetwn 12 vjeçares Emiljana Mekaj. Ende asnjë gjurmë nga e humbura në thellësinë e lumit, e mitura Emiljana Mekaj e cila duke kaluar në urën me dërrasa në një moment pakujdesie është rrëzuar për të mos dalë dot më në sipërfaqe.
Motra e saj më e madhe e alarmuar ka thirrur fqinjët, thirrje të cilave i është përgjigjur Bardhyl Murraj. Murraj shpjegon për mikrofonin e Ora News përpjekjet e tij për të shpëtuar vajzën, përpjekje të cilat u pasuan edhe nga kërkimet e polumbarëve, por që deri në këto momente kanë rezultuar të kota.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16 në lagjen e quajtur Shpat, në zonën e Babrrusë. Polumbarët e forcave Renea pas kërkimeve intensive ndërprenë aksionin, për ta rinisur atë sërish mëngjesin e ditës së mërkurë.