Gjykata e Hagës liron ish-ministrin Astrit Haraçia
Prishtinë -Gjykata e apelit në Hagë urdhëroi lirimin e përkohshëm të Astrit Haraçisë i dënuar në dhjetor për mospërfillje ndaj gjykatës. Gjykata e Hagës e kishte dënuar ish-ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës me pesë muaj burg për ndërhyrje ndaj një dëshmitari në gjykimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. I bashkakuzuar për po të njëjtin rast ishte edhe Bajrush Morina, redaktor i gazetës së përditshme “Bota Sot”.