Lavrov: Mes SHBA-së dhe Rusisë, jo axhenda të fshehta
Moskë -Shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov deklaroi se SHBA –ja dhe Rusia nuk duhet të detyrojnë ish-republikat sovjetike për të zgjedhur një aleancë me Uashingtonin apo Moskën, njoftoi sot agjencia ruse e lajmeve, RIA. ''Është e papranueshme që këtyre shteteve t'u vësh kushtin - je apo jo me mua - pasi kjo do të çojë në një betejë të ashpër për sferat e influencës'', deklaroi Lavrov. Në deklaratat e tij që duket se u referohen trazirave politike në Moldavi, Lavrov theksoi se në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Rusisë nuk duhet të ekzistojnë axhenda të fshehura.
Ministri i Jashtëm rus mohoi faktin se Rusia po kërkonte krijimin e një sfere influence. ''Nuk është e drejtë të krahasosh dhunën në Moldavi me protestat që sollën liderë të rinj në pushtet në ish-republika të tjera sovjetike si në Ukrainë, Gjeorgji dhe Kazakistan'', theksoi Lavrov.