Vetëm 4% e serbëve: Kosova problem kryesor
Beograd -Një anketë të publikuar në gazetën serbe ‘Politika’ tregon se vetëm 4 përqindëshi i banorëve të atij vendi e konsiderojnë Kosovën si “problemin kryesor”. Në qendër të vëmendjes së opinionit publik të atjeshëm mbeten çështjet ekomomike dhe sociale, si papunësia, ekonomia dhe standardi jetësor. Madje 56 përqind e të anketuarve konsiderojnë se “Serbia po shkon në drejtim te gabuar”.
Po ashtu, shënohet neveritja e qytetarëve ndaj partive politike, përderisa rezultatet e kësaj ankete tregojnë se vetëm 5 përqind mendojnë se ato funksionojnë në interes publik. Hulumtimin e opinionit e ka bërë Instituti Ndërkombëtar Republikan (instituit i Partisë Republikanë të SHBA), me 2458 të anketuar. rtk