E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një tërmet i fortë lëkund zonat midis Pakistanit dhe Indisë

Islamabad -Një tërmet me intensitet prej 5,1 ballë sipas shkallës Riter ka tronditur sot rajonin kufitar mes Indisë dhe Pakistanit, duke shkaktuar tre të plagosur, njoftoi Instituti i Gjeofizikës Amerikane (USGS) dhe zyrtarë indianë. Tërmeti tronditi ndërtesat, detyroi evakuimin e shkollave edhe plagosi tree banorë në shtetin indian të Rajasthanit (veriperëndim), saktësuan funksionarë lokalë.

Sipas faqes së internetit të USGS-ë, epiqendra e tërmetit ndodhet 250 kilometra në veriperëndim të qytetit indian të Jodhpurit dhe 150 kilometra në juglindje të lokalitetit pakistanez të Rahimyar Khanit, në një thellësi prej 43 kilometrash. Nga të dhënat e para, mësohet se ka pasur disa të plagosur lehtë, por jo viktima në njerëz.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›