SHBA dhe Evropa drejt recensionit te dyte
Një nga bankat me te mëdha ne Wall Street ka paralajmëruar se një dështim i mundshëm ekonomik, me pasoja fatale për ekonomike globale, mund te ndodhe brenda vitit 2011. Sipas eksperteve te Morgan Stanley, udhëheqësit evropiane kane reaguar shume ngadalë ndaj krizës se borxheve ndërsa drama me e fundit politike ne ShBA për ngritjen e nivelit te tavanit te borxhit ka dëmtuar ndjeshëm ekonominë dhe besimin e konsumatoreve. Nëse nga kriza e vitit 2008, vlerëson banka, u preken vende te tilla si Greqia, Portugalia, Irlanda dhe shume pak Spanja e Italia, kriza e këtij viti mund te përfshijë te gjithë Eurozonën e ndoshta mund te çoje ne një kolaps te vendeve qe përdorin monedhën euro. Parashikimi bankës amerikane shkaktoi një termet ne bursat ndërkombëtare këtë te premte, duke çuar ne rënie te tyre. Bursat aziatike, ato ne Wall Street dhe bursat evropiane për te 4-ën jave me radhe po shënojnë humbje te konsiderueshme. Një tjetër tregues i rritjes se shqetësimeve është edhe çmimi i arit, i cili ka arritur ne nivele rekord.