Kërcënohet me jete Ilir Meta
Burime nga Ministria e Brendshme e konfirmojnë këtë lajm, duke bere me dije se kërcënimi është bere përmes një mesazhi telefonik dhe nga jashtë Shqipërisë, por nuk thuhet asgjë për përmbajtjen konkrete te tij. Ngjarja ka ndodhur para disa ditësh dhe menjëherë pranë viles ne Gjirin e Lalzit, ne pronësi te zotit Meta, janë vendosur një Humer, një Range Rover një BMW 5, por dhe një furgon policie, qe ruajnë 24 ore ne 24 sigurinë e kreut te LSI-se dhe familjes se tij. Po kështu i gjithë ambienti qe rrethon këtë ndërtesë është pajisur me një numër te konsiderueshëm kamerash vrojtuese. Vizion Plus pasi ka mësuar lajmin qe është tentuar te mbahet sekret, ka filmuar pamjet nga vila ne Gjirin e Lalzit, ku vete zoti Meta duket ndërsa merr rreze dielli, ndërsa ne derën e banesës se tij është parkuar Hameri me ekipin qe i mbron jetën. Ilir Meta ka një çështje te hapur ne Gjykatën e Larte për “korrupsion pasiv” për shumën 700 mije euro, pas denoncimit nga ish-ministri Dritan Prifti, i cili regjistroi një bisede ne zyrën e tij me zotin Meta, ku flitej për para ne këmbim te licencave e favoreve te tjera. Nga ana tjetër, edhe vete zoti Prifti pretendon te jete kërcënuar me jete, e duket se te dy ish miqtë e dikurshëm janë ne te njëjtën pike: te dy te kërcënuar me jete e te marre ne mbrojtje nga strukturat policore.