Spanjë, protesta te dhunshme kundër vizitës se Papës
Sa i përket papunësisë, Papa iu drejtua kryesisht te rinjve qe kishin dale për ta pritur ne aeroport, se nuk duhet ta humbasin besimin. Ne mbrëmje mbi 500 mije te rinj kane shoqëruar nga pas makinën e Papës neper rrugët e qytetit dhe deri te dielën numri i tyre pritet ti kaloje 1 milionë. Por vizita është shoqëruar serish me protesta te dhunshme, qe vijuan gjate gjithë natës. Protestat ne fakt nisen qe te mërkurën, përpara mbërritjes se atit te shenjte ne Madrid, pasi spanjollet ishin kundër shpenzimit te 50.5 milion eurove për vizitën e Papës. Ndërkohë, nga ana Vatikanit, vizita tregon një vëmendje te veçante ndaj një shteti qe ka ndërmarrë reforma thelbësore sociale si martesa midis homoseksualeve dhe aborti.