E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedi ne Belgjike, 5 te vdekur nga shembja e skenes

Moti i keq me stuhitë e fuqishme kane shkatërruar brenda pak sekondave skenën, duke shkaktuar 5 viktima. Rrëzimi i skenës bashke me erërat e fuqishme janë shoqëruar edhe me shkuljen e pemëve përreth, duke shkaktuar kështu edhe dhjetëra te plagosur. Festivali Pukelpop zhvillohet çdo vit ne Belgjike, ku për tre dite me radhe grupe te ndryshme te muzikës rrok performojne ne një maratone muzikore përpara qindra e mijëra personave. Këtë vit ne te do te merrnin pjese edhe emra te njohur si Eminem, Foo Figthers dhe Ting Tings. Ne koncertin e se enjtes ishin te pranishëm rreth 60 mije spektatore. Ekipet e shpëtimit kane mbërritur menjëherë ne vendngjarje, për te kërkuar te mbijetuar nen rrënojat e skenës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›