Gjykata e Korces jep masen e denimit 15-vjet burg per babain tutor
Ne seancen e sotme gjyqesore te zhvilluar ne Gjykaten e Korces trupa gjykuese ka dhene masen e denimit per babane tutor qe shfrytezonte vajzat e mitura per prostitucion dhe te akuzuarit e tjere per pedofili. Gjykata vendosi masen me 15 vjet burg per Pellumb Mullain babai i 2 vajzave te shfrytezuara dhe po nga 15 vjet burg secilit nga klientet Andrea Nameti 69 vjec dhe Skender Korollari. Ndersa per klientet e moshuar Nevruz Kollani 82 vjec dhe Ndoci Koci 86 vjec vendosi nga 10 vjet burg per secilin. Behet e ditur se e njejta mase sigurie ishte kerkuar ne seancat e meparshme nga Prokuroria. 51-vjecari Pellumb Mullai u arrestua ne muajin prill ne kuader te nje operacioni policor te koduar me emrin Junior. Ai akuzohet se ka shfrytezuar dy vajzat e tij te mitura perkatesisht 8 dhe 10 vjec per ushtrim prostitucioni. Sipas policise babai i jepte vajzat tek kliente ne moshe te madhe kundrejt nje pagese. Shfrytezimi kishte nisur pas divorcit me gruan e tij. Denoncimi per babane monster erdhi nga vete vajzat e tij qe shfrytezoheshin per prostitution.