E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, përplasen 2 makina, 3 të plagosur

Një aksident pa pasoja për jetën është shënuar mesditën e sotme në afërsi të Pallatit të Sportit, Asllan Rusi në Tiranë, ku tre persona kanë marrë plagë të rënda në trup.

Policia e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, bën me dije se në këtë aksident janë përfshirë dy makina, një tip Opel dhe një Benz.

Ende nuk bëhen të ditura identitetet e të plagosurve, ndërsa janë transportuar drejt spitalit, për një ndërhyrje më të specializuar.

Ndërkohë policia rrugore po heton për rrethanat e aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›