Braçe: Garda e Republikës po terrorizon pronarë të ligjshëm për të mbrojtur vilën e Berishës
Garda e Republikës del kundër vendimit të gjykatës dhe po përpiqet të përzërë me dhunë pronarët e ligjshëm të një prone në Vlorë, pasi aty pranë ndodhet vila e Sali Berishës.
Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar mbi konfliktin mes pronarëve të ligjshëm të një prone pranë Ujit të Ftohtë të Vlorë dhe Gardës së Republikës, konflikt që dje shkaktoi edhe përplasje fizike.
Sipas deputetit socialist, Berisha po vjedh pronat e ligjshme të vlonjatëve, duke qenë se ka një vendim gjykate, që njeh se prona u takon atyre.
A e mbani mend vilën e famshme të Sali Berishës në Vlorë? E ka patur më herët Mehmet Shehu. Është ajo që përshkrova kur u diskutua buxheti, më saktë, ligji që tregon se si do përdoren 500 mijë dollarë për të mobiluar këtë vilë. Ka dy ditë që pronarët legjitimë, të njohur me vendim të Gjykatës së Lartë, po përleshen me Gardën e Republikës, e cila po mbron vilën e Sali Berishës. Shkak: Po ju vjedhin pronën e ligjshme. Ja, ku vjedh edhe ditët e fundit të vitit. Doni më?, shprehet i irrituar deputeti socialist.