Gjykata e Korces vlereson masat per te dyshuarit e vrasjes se 75-vjecarit
Gjykata e shkallës së parë në Korçë ka bërë vlerësimin e masave të arrestit për tre personat, të cilët dyshohen se janë autorë të vrasjes së një 75-vjeçari nga fshati Pojan.
Organi i akuzës ka paraqitur para gjykatës provat e mbledhura në vendin e ngjarjes si dhe dëshmitë e personave që kanë pasur dijeni për rrethanat dhe zhvillimin e saj, duke i cilësuar dy vëllezërit Eduard dhe Marinel Demiri, si të dyshuarit kryesorë për vrasjen e Ali Zenelit.
Fillimisht, vëllezërit Demiri dhe kushëriri i tyre janë konfliktuar në lokalin e fshatit me djalin e viktimës dhe më pas e kanë ndjekur këtë të fundit deri në shtëpi.
Pasi kanë goditur me grushta Petrit Zenelin, ata kanë goditur me mjete të forta edhe të atin e tij, i cili ka ndërhyrë për të mbrojtur të birin.
Si rezultat i plagëve të marra ka sqaruar akuza 75-vjeçari ka gjetur vdekjen.
Duke vlerësuar shkallën e rrezikshmërisë së veprës penale dhe rrezikshmërinë e autorëve të saj, prokurori i çështjes ka kërkuar për dy të dyshuarit, masën e sigurisë personale arrest me burg.
Ndërsa pala mbrojtëse dhe vetë të dyshuarit nuk e kanë pranuar akuzën duke ngritur si alibi se në orën që ka ndodhur krimi ata kanë qenë në banesën e tyre dhe kanë kërkuar një masë më të butë sigurie.
Pas paraqitjes së provave dhe argumenteve të palëve gjykata ka vendosur si masë sigurie për vëllezërit Demir atë të arrestit me burg, për akuzën e plagosjes së rëndë me pasojë vdekje.
Ndërsa për Bledar Demirin, gjykata vendosi masën e sigurisë detyrim paraqitje për akuzën e moskallëzimit të krimit.