Gjykata e Krimeve te Renda, gjykim ne mungese per Dondollakun dhe Baren
Tirane- Gjykata e Krimeve te Renda ka deklaruar dje se do te gjykoje ne mungese, te cilesuarin si kreu i "Bandes se Lushnjes", Aldo Baren. Vete Bare perpara autoriteteve turke, ka deklaruar se nuk do qe te gjykohej ne mungese nga drejtesia e vendit tone, si dhe nuk kerkonte qe te mbrohej nga avokate. Se bashku me Aldo Baren, ne kete procedim eshte duke u gjykuar edhe i pandehuri Enver Dondollaku, i cilesuar si krahu i djathte i Bares. Ky i fundit i kerkonte Gjykates se Krimeve te Renda, qe te mbrohej nga avokati Vladimir Mece. Gjate procesit te djeshem gjyqesor, avokati Mece i ka kerkuar gjykates qe ta shtyje procesin per nje tjeter date, ne menyre te tille qe ai te konsultohej me klientin e tij, nese deshiron te gjykohen me gjykim te shkurtuar apo jo. Ne rast se Dondollaku pranon gjykimin e shkurtuar, atehere gjykata do te pranoje si prova, aktet e paraqitura nga Prokuroria e Krimeve te Renda, ndersa vete i pandehuri do te perfitojne ulje denimi. Dy te pandehurit ne mungese, akuzohen nga prokuroria si ekzekutor ne pese vrasje dhe nje plagosje, te kryera keto ne kuader te "Bandes se Lushnjes", po ne kete qytet. "Pas hetimeve disavjecare dhe procesit gjyqesor, ku ceshtja ndaj Enver Dondollakut eshte ndare nga kater te pandehurit e tjere, Dritan Vila, Maksim Cela, Erion Cici dhe Petrit Lici, eshte faktuar dhe vertetuar me ane te deshmive dhe provave te mbledhura, se i pandehuri Dondollaku gjate vitit 1999-2003, ka marre pjese si ekzekutor ne 5 vrasje dhe nje plagosje te kryer ne kuader te "Bandes se Lushnjes", thuhet ne dosjen e prokurore.
Te pandehurit
I cilesuar si kreu i "Bandes se Lushnjes" Aldo Bare u vu ne pranga ne Turqi. Ndersa krahu i djathte i tij, Enver Dondollaku u arrestuar, ne Itali. Dy te pandehurit ne mungese, akuzohen nga drejtesia Shqiptare per disa vepra penale, si vrasje, krijim i bandes kriminale etj.
Te pandehurit
I cilesuar si kreu i "Bandes se Lushnjes" Aldo Bare u vu ne pranga ne Turqi. Ndersa krahu i djathte i tij, Enver Dondollaku u arrestuar, ne Itali. Dy te pandehurit ne mungese, akuzohen nga drejtesia Shqiptare per disa vepra penale, si vrasje, krijim i bandes kriminale etj.