E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet në Bulqizë, përmbytet miniera e kromit

Minatorët janë ndaluar të hynë në galereritë e nëntokës pasi uji kishte mbuluar jo vetëm oborrin por edhe tunelet e brendshme. Drejtori i minierës së kromit Petrit Duva tha se miniera ndodhet në rrezik për shkak të shirave nëntokësore 

BULQIZE-Miniera fameqeke që ka rrëmbyer shumë jetë minatorësh këto dy vitet e fundit është përmbytur këtë mesditë nga shirat e rrëmbyer që kanë rënë gjatë 24 orëve rë fundit. Minatorët e zonës së Bulqizës janë ndaluar të hynë në galereritë e nëntokës pasi uji kishte mbuluar jo vetëm oborrin por edhe tunelet e brendshme. Drejtori i minierës së kromit Petrit Duva tha për News24 se miniera ndodhet në rrezik për shkak të shirave nëntokësore. “Pompat e ujit nuk mund të thithin ujin që ka depërtuar në thellësitë e galerive. Miniera ndodhet në rrezik paraljmëron drejtori Duva.
mbi 20 persona kanë gjetur vdekjen në galeritë e minierës si shkak i shembjes së masave të dheut në tunele. Shumë minatorë janë aksidentuar ndërsa shumë të tjerë shprehen se punojnë me frikë në minierën e Bulqizës. Tanimë që ujrat kanë vërshuar në minierë nuk dihen masat e fundit që do të jepen rreth vendit të vetëm të punës për banorët e zonës së Bulqizës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›