Dëbora në jug,vështirësi qarkullimi në disa zona

Dimri vazhdon të jetë kërcënues për qarkun juglindor të vendit. Rreshje të dendura dëbore, temperatura të ulëta dhe rrugë të bllokuara ka qënë panorama e ditës së kalur në të katër rrethet e qarkut të Korçës ndërsa dhe sot situate paraqitete serioze. Qyteti i Korçës vazhdon të jetë i mbuluar nga dëbora ndërsa mjetet në të qarkullojnë me vështirësi duke sjellë dhe një trafik të dendur. Trashësia e borës në Korçë është më shumë se 15 centimetra ndërsa temperature minimale gjatë ditës së sotme shënon -2 gradë celcius. Përsa iu përket akseve nacionale kalimet janë vetëm me zinxhirë. Segmenti Korçë-Pogradec ku mbrëmjen e kaluar u izoluan nga dëbora dhe rreshqitja e një mauneje më shumë se 200 automjete është stabilizuar, por lëvizja kryhet vetëm me zinxhirë. Gjithashtu situatë shumë e rënduar paraqitet në aksin Korçë-Kolonjë në mënyrë të veçantë në Qafën e Qarrit ku më shumë se 6 kilometra të kësaj pjese janë të pakalueshme pasi dëbora ka kaluar të 40 centimetrat. Përsa i përket segmentit tjetër që lidh Shqipërinë me Greqinë ai Korçë-Kapshticë është i kalueshëm vetëm me zinxhirë. Trashësia e dëborës në këto segmente ka kaluar të 30 centimetrat, ndërsa në qytetin e Korçës trashësia e borës ka qënë rreth 15 centimetra. Zonat e thella malore kanë përjetuar dy ditë të vështira të stinës së ftohtë e rikthyer në këtë prag pranvere. Kështu zonat turistike të Dardhës, Voskopojës dhe Vikthkuqit kanë qënë të izoluara për shkak se trashësia e dëborës ka qënë e madhe duke kaluar të 30 cm, ndërsa mjetet borëpastruese janë përqëndruar fillimisht në akset nacionale të këtij rajoni. Nga orët e para të mëngjesit të sotëm vazhdon puna për hapjen e këtyre rrrugëve.